Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPLIKAT/ Rama: Shullazi i vendosi gjobat në kohën e qeverisë së PD

21/04/2016
REPLIKAT/ Rama: Shullazi i vendosi gjobat në kohën e qeverisë së PD
Share on FacebookShare on Whatsapp

Replikat kanë vijuar seancën e sotme të Kuvendit, ku kryefjala ishte “Shullazi”
Në debate e replika u përfshinë kryeministri Edi Rama dhe deputetët e PD, Edi Paloka, Arben Ristani dhe Jozefina Topalli.
Në një ndërhyrje ët tij, Rama deklaroi se “gjobat e Shullazit, në më të shumtën e rasteve, janë vënë në kohën e qeverisë së PD-së”>

Relikat

“Ekzistojnë disa tabulate telefonike që tregojnë lidhjet e kryeministrit Rama me krimin”
Edi Paloka:

Ekzistojnë disa tabulate telefonike që tregojnë lidhjet e kryeministrit Rama me krimin.
Ai tha se këto tabulate, janë paraqitur në gjykatë nga ai, në gjyqin që kishte kundër Ramës, por nuk u pranuan si prova. Do zoti hapen ato tabulate që nuk mu pranuan si provë në gjyqin kundër teje. Uroj që prokuria ti shkojë deri në fund dhe ti publikojë tabulatet dhe të shohim kush është shpifesi, e a kam shpifur unë për lidhjet tuaja.

“Nuk jam nga ato që të besoj se ke luajtur poker me Shullazin”
Edi Rama:

Nuk jam nga ato që të besoj se ke luajtur poker me Shullazin. Di vetëm një gjë që ti i lë lekët nëpër skedina por lekët e gjyqit një më një do i japësh se do ia fal shkollës së gazetarisë. Me njërën këmbë do votoni reformën në drejtësi sepse ju e keni frikë por nuk them që nuk e doni. Çfarë e pengon reformën  të miratohet këtë javë. Jeni e vetmja parti në botë që promovoni letrat anonime.

“Në vitet ’90 Edi Rama pëlliste si gomar për një qofte pa lekë në rrugë të Kavajës”
Arben Ristani:

Sapo dëgjuat një sallatë fjalësh,një rrumpallhane nga një kryeministër rrumpallë, vinte vërdalllë pa thënë asgjë që ka vlerë. U mor me fjalën e vet që nga vitet 90, se s’doja t’ja përmendja që bashkë me …pëlliste si gomar për një qofte pa lekë në rrugë të Kavajës. Kjo është si ju them unë, në atë kohë bënte këtë punë, edhe ky njeri vjen të bëhet sot kryeministër dhe ndyen këtë Parlament”, tha Ristani, teksa Rama më herët nënvizoi se deputetët e PD-së hanë të njëjtin përshesh që as vetë nuk e gatuajnë dhe thonë në Kuvend atë që marrin porosi.

“Gjobat e Shullazit në kohën e qeverisë së PD”
Edi Rama:

Ju këtu jeni vetëm zëdhënës toni atë që ju thonë. Ju të gjithë hani një përshesh që as nuk e gatuani as juk keni mundësi ta refuzoni. E kuptoj kur futesh në rrobat e të tjerëve por nuk e kuptoj pse nuk do reformën në drejtësi. Dëgjova kur fole për gjobat. Ky personazh u bë i famshëm në kohë e kryeministrit tënd. Ky personazh cënoi drejtëpërdrejtë në zgjedhje PS në kohën e kryeministrit tënd. Gjobat që thuhen e dalin e përthuhen njëra pas tjerës i përkasin kohës së kryeministrit tënd. Por nuk i bën shqiptarët për budallenj duke munduar të shisni sit ë vërtetë një alucinacion. Pasi po jua përsëris ndalimin e bëri policia.
Sali rri mendoj çfarë do të bëje tip o të mos kishte kriminelë në Kuvend dhe të mos kishe rënë në facebook në këtë moshë. Nëse nuk do të ndihmonin kriminelët që t’i jepnin jetë politikës tënde dhe të kishe rënë në facebook në një moshë të papërshtatshme
Shqiptarët nuk i merrni dot prej hunde. Sa më shumë të tregoni përralla aq më poshtë do të shkon.

“Pse nuk nxirrni pamje të arrestimit, një foto të Shullazit tuj?”
Jozefina Topalli:

S’të shkon të bësh dashnorin e refomës. Ti e di si do të përfundosh ki parasysh Viktorin. Sa për arrestimin e Shullazit nga policia kam vetëm një kërkesë. Pse nuk nxirrni pamje të arrestimit, një foto të Shullazit tuj?

“Policia nuk filmon njerëzit që shoqëron por arreston”
Edi Rama:

Jozefin, Policia nuk filmon njerëzit që shoqëron por arreston. Arrestimi bëhet me autorizim të prokurorisë. Policia e ka shoqëruar dhe ka pritur deri pas mesnate për arrestim nga prokuroria. Në këtë periudhë kohe ka qenë i ndaluar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.