Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Lutja” e PD ndaj Ramës për mandatin e Kokëdhimës

20/04/2016
“Lutja” e PD ndaj Ramës për mandatin e Kokëdhimës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka përfunduar në Gjykatën Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës së Kuvendit, për mandatin e Koço Kokëdhimës.
Në përfundim të seancës, deputeti i PD-së, Arben Ristani ka zgjedhur një shprehje ironike, duke marrë shkas edhe nga zhvillimet e fundit  me histori kërcënimesh.
“Urojmë që Edi Rama mos të lëshojë Shullazët ndaj gjyqtarëve ët Kushtetueses për mandatin e Koço Kokëdhimës”, ka ironizuar Ristani.
Pritet që në ditët në vazhdim, Gjykata Kushtetuese të marr dhe të publikojë vendimin për mandatin e Koço Kokëdhimës.
Në seancën e sotme gjyqësore ku po shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të tij është i pranishëm edhe vetë deputeti i PS-së Kokëdhima dhe disa kolegë të tij socialistë.
Avokati i Kokëdhimës, Artan Hajdari, kërkon rrëzimin e çështjes.
Deputeti Kokëdhima është akuzuar nga opozita se ka përfituar fonde publike në konflikt interesi me mandatin e tij parlamentar.
Sipas opozitës, ndërkohë që ai kishte marrë mandatin, një kompani internet që ai ka pasur në zotërim, ka lidhur kontrata me një numër të madh entesh publike.
Por Kokëdhima ka mbrojtur gjatë gjithë kohës tezën se kontrata për të cilat akuzohet janë lidhur para se ai të merrte mandatin, dhe se më pas ai ka hequr dorë nga aksionet e tij në këtë kompani dhe të tjera të zotëruara prej tij.
Ndërkohë, vetë Koço Kokëdhima nuk ka pranuar të komentojë shqyrtimin e madatit të tij nga Kushtetuesja, duke e lënë këtë në dorë të gjykatës.
Përballë interesimit të gazetarëve deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima ka deklaruar se ai nuk do të jetë sfidant i Gramoz Ruçit për postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Partinë Socialiste. Ai ka theksuar se do të kandidojë për një detyrë tjetër, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë.
“Jam në dijeni të shumë spekulimeve që janë bërë, është e vërtetë se ka pasur debat mes meje dhe Rucit, nuk ka qenë personal, as nuk ka qenë debat për postin e Ruçit, unë e kam shpjeguar edhe herë të tjera, nuk kam qenë i interesuar për të kandiduar për atë post, nuk jam dhe nuk do të jem i interesuar”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

EMRAT/ Protesta e 1 shtatorit, Kush u ndalua nga policia. 14 persona

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

Bllokohen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Himçi: Rama sillet si monark absolut

02/09/2026
Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

Evis Sala konfirmon dorëheqjen nuk thotë arsyen: “Detyrat kanë një fillim dhe një fund, përgjegjësia ndaj vendit nuk ka kufij”

02/09/2026
Rama prezanton Evis Salën si ministre, karriera jashtë vendit arsye për ftesën

Jep dorëheqjen ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.