Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës: E arrestova dy herë Shullazin, 2 deputetë...

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës: E arrestova dy herë Shullazin, 2 deputetë bënë padinë

129
0
Shares

Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka treguar ne Opinion se si e ka arrestuar Emiljano Shullazin vite më parë

Brecani tha se herën e parë e ka kryer arrestimin e Shullazit gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2011, pasi kishte penguar disa kandidatë socialistë dhe drejtues të pushtetit vendorë që të kryenin veprimtaritë e tyre.

“Madje kanë ardhur edhe dy deputetë të PS-së, Besnik Bare dhe Vasilika Hysi që më kërkuan arrestimin e tij”, tha Breçani.

“Pasi u thashë që të bënin kallëzim, shkova dhe e arrestova me iniciativë të lirë, pa pyetur Prokurorinë. Kam qenë me automjetin tim dhe s’pata asnjë problem”, tha ish-zëvëndësdrejtori i Tiranës.

Ai tregoi se njerëz si Shullazi nuk e kundërshtojnë Policinë, pasi janë të sigurt se mund të dalin prej arrestimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY