Fqinji i moshuar i i cili përndiqte këmba këmbës një vajzë të rë 25 vjecare i ishte kthyer në një makth kësaj të fundit. Ai i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme që të lidheshin bashkë duke i thënë gjithnjë se e “pëlqente shumë”.
25 vjeçarja nga fshati Mizë i këtij rrethi, është paraqitur në komisariat dhe ka kërkuar ndihmë, pasi fqinji 69 vjeçar e përndiqte gjithandej dhe madje i kërkonte seks. Ajo ka dëshmuar se kjo situatë i ishte bërë stresuese prej shumë kohësh dhe nuk mund ta duronte dot më, pasi kudo që shkonte, 69 vjeçari me inicialet D. Sh. i ishte bërë “hije”, bën me dije policia.
Policisë së Lushnjës e ka shoqëruar, të moshuarin dhe pasi e ka marrë në pyetje, ia ka kaluar materialet Prokurorisë. D. Sh. do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa mësohet se gjatë marrjes në pyetje nuk e ka pranuar përndjekjen e vajzës, por vetëm se ai kishte simpati për të.
DESHMIA
Në dëshminë që 25vjeçarja ka dhënë para punonjësve të policisë, ka pohuar se me fqinjin e saj D. Sh., i ndante veç një oborr. Disa muaj më parë kur ata janë ndodhur të vetëm, secili në oborr të vet, i moshuari i është afruar duke i bërë fillimisht komplimente, dhe më pas i ka thënë 25vjeçares se e pëlqente shumë. Fillimisht vajza nuk është shqetësuar nga kjo, duke menduar se ndoshta fqinji i moshuar kishte qenë i dehur. Por edhe në ditët më pas, kur ajo shkonte në dyqan, te shoqet në fshat, te të afërmit apo edhe punët e përditshme të bujqësisë, “rastësisht”, para ose mbrapa saj, gjendej gjithnjë fqinji i saj. Ai e kishte ndaluar atë disa herë dhe i kishte kërkuar të shkonte me të në një vend larg syve të fshatit dhe të kryenin marrëdhënie.
Por ndonëse 25vjeçarja e ka refuzuar, i moshuari ka vijuar të këmbëngulë duke i shkuar asaj nga mbrapa. Për të evituar konfliktet familjare, vajza e re nuk ka kërkuar ndihmën e të afërmve. Ajo ka menduar ta zgjidhë me policinë këtë çështje, ndërsa është shprehur para punonjësit që i ka mbajtur asaj kallëzimin, se fqinji i ishte kthyer në makth. Pas denoncimit të saj, policia ka thirrur të moshuarin dhe e ka marrë në pyetje, por ai e ka mohuar ta ketë përndjekur fqinjën e tij. “Është e vërtetë, unë kam simpati për të. Por nuk e kam përndjekur dhe as i kam kërkuar seks”, është shprehur 69vjeçari.
Per me shume mund te lexoni edhe
Fqinji i moshuar përndjek vajzën 25-vjeçaren, i kërkon seks
/web/Fqinji_i_moshuar_perndjek_vajzen_25_vjecaren_i_kerkon_seks_17018_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/