Dashi
Nëse jeni tashme ne një lidhje, do ju duhet te bëni pak me shume përpjekje për ta përmirësuar situatën ne te cilën ndodheni. Po mundet, përgatisni edhe ndonjë surprize. Beqaret do jene mjaft impulsive dhe ka rrezik te hedhin hapa te pamenduara mire. Financat duhet t’i mbani me ne vëmendje nëse nuk doni te keni vështirësi. Borxhe mos jepni për asnjë lloj arsyeje.
Demi
Dite mjaft e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni një marrëdhënie te ngrohte me partnerin dhe mund te thurni edhe plane për te ardhmen. Beqaret nuk do mundin dot ta gjejnë personin qe kane ëndërruar deri me sot dhe do mbeten te vetmuar. Ne planin financiar po nuk bëtë kujdes keni për te pasur probleme serioze.
Binjak
ë
t
Ata qe janë ne një lidhje do jene gati tashme ta konsolidojnë lidhjen e tyre dhe do bëjnë plane me afatgjata. Te dy do heqin dore nga disa gjera te vogla për te cilat me pare këmbëngulnin. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë çdo sakrifice vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Ne planin financiar do jeni realiste dhe do dini sa te shpenzoni e sa te kurseni për me vone.
Gaforrja
Dite e trazuar dhe here pas here e mbushur me debate te zjarrta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente do doni te largoheni nga partneri e te qëndroni vetëm. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen pas dikujt edhe pse mundësitë do jene te shkëlqyera. Me financat do jeni te matur dhe gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.
Luani
Do jeni shume te përkujdesur ndaj partnerit tuaj sot dhe marrëdhënia me te do vije duke u përmirësuar. Priten edhe surpriza te mëdha për ata qe kane shume kohe bashke. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar do keni probleme serioze po u treguat te pamatur kështu qe mendohuni disa here para se te veproni.
Virgjëresha
Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe nuk do reshtin debatet me njeri-tjetrin. Ne fakt do jene disa persona qe ju rrethojnë ata qe do ju ngacmojnë me shume. Kujdes! Beqaret duhet te reflektojnë para se te pranojnë ftesat pasi ne te kundërt do kenë probleme. Financat nuk do jene aspak te këqija, kështu qe përfitoni për te bere edhe ndonjë investim.
Peshorja
Do jeni shume posesive sot ju te dashuruarit dhe kjo mund ta acaroje atë qe keni ne krah. Ai mund te marre edhe disa vendime, te cilat nuk do ju pëlqejnë. Beqaret para se te hedhin hapa do bëjnë mire te këshillohen me miqtë e ngushte dhe me familjaret. Ne planin financiar do jeni me te organizuar nga me pare dhe situata do vije duke u përmirësuar.
Akrepi
Dite e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Yjet do ju bëjnë me te logjikshëm dhe do mund t’i zgjidhni një nga një problemet e hershme. Beqaret do afrohen me disa persona, por do e kenë serish te vështirë ta shprehin pëlqimin. Ne planin financiar nuk do keni probleme te mëdha, megjithatë mire është qe te kujdeseni për çdo shpenzim.
Shigjetari
Pasioni do ndizet flake ne momentin qe me pak e prisni ju te dashuruarit dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa te mundeni. Beqaret do kenë plot surpriza dhe nuk do mërziten aspak qe kane atë status. Ne planin financiar mund te bëni edhe ndonjë investim sepse situata ka për te qene me te vërtetë e shkëlqyer.
Bricjapi
Sot do bini ne një mendje me partnerin tuaj dhe do argëtoheni pa fund. Nga mëngjesi e deri ne darke emocionet do jene pa mbarim. Beqaret nuk do e mbajnë mendjen tek dashuria, pasi do kenë te tjera angazhime, vetëm se ne një moment dikush do i beje t’iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do jeni me fat. Jo vetëm qe do i shlyeni borxhet, por do mund t’ia plotësoni edhe qejfin vetes.
Ujori
Jeta juaj ne çift do mbetet e qëndrueshme gjate kësaj dite. Do nxisni hapur me partnerin tuaj edhe për kënaqësitë edhe për ndonjë problem qe mund te dale. Komunikimi gjithmonë është çelës për një lidhje te mire. Beqaret me ne fund do realizojnë disa takime mbresëlënëse qe do ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar nuk do ju dale asnjë e papritur sepse do organizoni me kujdes gjithçka.
Peshqit
Dite e zakonshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Megjithatë për fat te mire nuk do keni zënka te forta qe t’iu bëjnë te ndiheni keq. Beqaret do realizojnë me te vërtetë takime fantastike dhe gjithçka do ju duket ndryshe. Ne planin financiar do dini gjithmonë si t’i rregulloni problemet dhe ne fund te ditës situata do jete me e kënaqshme se me pare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/