Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Trilli i modernizmit, Romeo do të jetë një vajzë në TKOB

16/03/2016
Trilli i modernizmit, Romeo do të jetë një vajzë në TKOB
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ilir Sinanaj

Një nga institucionet e kulturës në Shqipëri, TKOB, që ende është një “kështjellë frymezuese” e qëndresës ndaj llumit të injorancës politike, institucionale dhe ekonomike, po fillon të tregojë një konformizëm ndaj realitetit të trillit banal (sipas mendimit tim) të modernizmit. Ajo që më bën të mendoj këtë gjë është pikërisht fakti se në TKOB do të shfaqet një version operististik i veprës shekspiriane “Romeo dhe Zhuljetës”, ku një nga personazhet kryesore (është burrë ose djalë) do të interpretohet nga vajza ose gra. Për më tepër ky është i vetmi personazh burrë ose djalë, roli i të cilit i është caktuar një gruaje ose vajze. Nuk kam asgjë më aftësitë e artistëve, që punën e tyre e kam vlerësuar dhe e vlerësoj si heroike në realitetin shqiptar, por më poshtë do të shpjegoj në mendimin tim pse kjo shfaqje nuk tregon modernizëm për t’u treguar mendje hapur, por atë që unë e cilësoj një “kimerë” artistike.

Deri para kohës së dramaturgut të famshëm anglez Uilliam Shekspir shfaqjet teatrale konsideroheshin si imorale dhe po kështu edhe për aktorët nuk kishte një perceptim të mirë për virtytin e tyre. Nga ana tjetër, edhe pse Shekspiri i dha një dimension të ri teatrit, duke e bërë atë popullor edhe për elitat, mëndësia e asaj kohe nuk lejonte që pjesë e trupës teatrale të ishin edhe gratë e vajzat. Për shkak të kësaj mëndësie të ndrydhur edhe personazhet gra dhe vajzave te dramave apo komedive te ndryshme interpretoheshin nga aktorë burra dhe djem. Pavarësisht kësaj mendësie, elementi gra apo vajzë nuk mund të shqitej nga dramat apo komeditë, pasi siç u tha në fillim shoqëria njerëzore përbëhet si nga burra ashtu edhe nga gra. Në mungesë të pasjes së aktoreve gra dhe vajza, të cilat nuk do mend se do të ishin idealet për të interpretuar personazhet gra dhe vajza, edhe këto rolet interpretehoshin nga aktorë burra apo gra. Tani duke u rikthyer në rrafshin tonë kohor, a mund të thuhet interpretimi i rolit të Romeos nga gra apo vajza (në një kohë që gratë dhe vajzat lejohen të jenë pjesë e shfaqeve teatrale dhe operistike) është bërë për shkak të mungesës së artistëve burra dhe djem? Me shumë të ngjarë jo. Po pse atëherë?

Përgjigja mund të jetë se për të treguar se ne jemi shumë “mendje hapur” sjellim edhe shfaqje operistike që “çudisin”, pra, që dalin nga e “zakonshmja” që jemi mësuar, duke treguar sesa të emancipuar jemi ne si “shoqëri e hapur”; në këtë rast me një Romeo grua apao vajzë. Por lind pyetja: Pse nuk u vendos që të gjitha rolet e shfaqes operistike të interpretoheshin nga gra dhe vajza?

Le të kthehemi tek ajo mani deri “në ekstrem” që ne kemi dëshirë për t’u dukur “mendje hapur”, duke parashtruar një ide. Vepra shekspiriane Romeo dhe Zhuljeta mund të interpretohej si një histori dashurie midis dy personave të të njëjtës gjini (burra ose djem apo gra ose vajza), duke bërë që historia e tyre e dashurisë të kishte jo vetëm “hasmërinë” midis 2 familjeve por edhe për faktin se po krijohej një dashuri midis 2 personave me gjini të njejtë.

Mendoj se ky version do të ishte më i ndershëm (dhe ndoshta do të ishte i pari i llojit të tij në botë dhe të gjithë ithtarët shqiptarë të modernizmit “mendje hapur” mund të përfaqësoheshin “denjësisht” edhe në botë), sesa të “ndërhyhej” vetëm në personazhin e Romeos.

Për të bërë një përmbledhje të sa u tha më lart, në repertorin tonë artistik ne kemi vallëzime si “Vallja e Burrave”, e cila s’do mend se interpretohet nga burra ose djem. Por nëse atë do ta interpretonin vajza ose gra, a do të mund të quhej më “Vallja e Burrave”? Dhe a “i cënon”, ekzistenca e kësaj valleje, konceptet moderniste të barazisë gjinore? Të mendosh një gjë të tillë ose duhet të jesh i çmendur ose ke qëllime jo të qënësishme…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.