Horoskopi, 7 mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 7 mars 2016/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

41
0
Shares


Dashi

Hëna ju shtyn në drejtim të kundërt. Ju duhet të planifikoni në detaje, angazhimet tuaja sepse me siguri dikush do të ketë diçka për të argumentuar. Dikush që ju intereson nuk do të paraqitet në takim, duke ju mbajtur të lidhur, e duke prishur planet e ditës. Dhe në qoftë se jeni duke kërkuar për risi dhe emocione të reja, ju do ti keni ato dhe do të jeni të kënaqur. Keni nevojë të pushoni.


Demi

Ditë pak premtuese për sa i përket pritshmërive tuaja, por e qetë. Duke vlerësuar çka keni, ju mund të gëzoni harmonin familjare dhe ngrohtësinë në dashuri. Kushtojini pak kohë vetes, për ato hoby që keni, të cilat për arsye të kohës, jeni të detyruar ti lini pas dore. Buzëqeshni! Për beqaret është momenti ti japin fund këtij statusi, edhe pse e kanë të vështirë ta besojnë, keni prova të qarta, se ketë herë nuk do të jetë thjeshtë një aventurë.


Binjakët

Fati i mirë dhënë nga yjet, do t’ju mundësojnë që të merrni vendime të duhura në të gjitha fushat. Humor të mirë! Në të vërtetë ju do të jeni në dispozicion dhe tolerant me ata që janë shumë të ndryshëm nga ju. Dashuria dhe jeta ne çift do të jenë në perfeksion, mirëprisni me krah hapur gjithë të mirën që kjo ditë ju sjell. Bëni kujdes mos abuzoni me ushqimin, moderohuni.


Gaforrja

Është e vërtetë që në këtë ditë nuk mund të prisni shumë me Hënën armiqësore, por Ylli mbrojtës ndriçon familjen dhe shtëpinë tuaj. Është e rëndësishme për ju që të merrni me zemër çdo situatë te brendshme dhe të bëni gjithçka për të zgjidhur problemet në familjen tuaj. Nëse ju e vlerësoni familjen, duhet gjithashtu ta demostroni atë me gjeste bujare. Do t’ju duhet të hiqni dorë nga një program i ditës.


Luani

Jeta sociale dhe dashuria sot, mund të kenë në sirtar surpriza të mrekullueshme për ju, por ju do të duhet të përdorni të gjitha aftësitë tuaja, për të marrë atë që keni shpresuar. Yjet, do t’ju sjellin lajme dhe takime shumë premtuese. Do të keni udhëtime dhe mundësi argëtuese.


Virgjëresha

Dëshirat tuaja më në fund kanë hyrë në rrugë të drejtë, së shpejti ju do ti shihni ato të bëhen realitet. Hëna, Jupiteri dhe Venusi, ju japin siguri! Në dashuri, mos ngatërroni ndjenjat me atë që është vetëm dëshirë e momentit, do ta shuanit atë që ju keni, për iluzione të kota. Mbani të pastruar mjedisin në të cilin jetoni!


Peshorja

Ju do të dini të jepni më të mirën tuaj, në fusha të ndryshme. Me yjet që garantojnë mirëqenien dhe vitalitetin seksual, ju mund të kaloni një të shtunë të veçantë. Çiftet do të ndjehen edhe më të bashkuar në shkëmbim të dashurisë në një mbrëmje shumë intime. Për beqarët nuk përjashtohet një tërheqje ose një shkëndijë për të përmbushur dashurinë.


Akrepi

Ditë e karakterizuar nga lodhja. Zgjidhni aktivitete të këndshme që nuk kërkojnë shumë energji. Keni nevojë të pushoni për të jetuar në qetësi e të rifitoni energjitë e humbura. Ju mund të keni më shumë, kështu mund të përshpejtoni me çështje të caktuara. Venus afrohet me shenjën tuaj dhe dashuria rifilloi të rritet.


Shigjetari

Të përkrahur nga një hënë e favorshme, keni mundësinë të shijoni një ditë plot me ndjenja që kënaqin trupin, por edhe ushqejnë mendjen tuaj. Përqendrohuni në aspektet e vërteta të jetës tuaj që janë më shumë në interesat tuaja, statusi i shpirtit do të pasurohet me përvojat që do t’ju lejojnë për të shprehur ndjenjat tuaja. Beqarët, vlerësoni njohjet e reja!


Bricjapi

Hëna kërkon t’ju pengojë disi, por jo ndonjë problem i madh me vlerë, ju vetëm duhet të përqendroheni në aftësitë tuaja për të qenë të bindur. Përdorni aftësitë e veçanta për të shfrytëzuar të gjitha burimet tuaja me zgjuarsi! Në shtëpi do të ketë disa tensione, mos u shqetësoni! Venusi, nga sot, ju shikon të favorshëm, kështu që do të kenë përmirësim, kuotat tuaja në fushën e dashurisë.


Ujori

Keni nevojë për një nxitje ditën e sotme, Hëna zbret drejt jush, duke ju nxitur të jeni i shoqërueshëm. Lërini mënjanë për një moment problemet dhe shkoni dëfrehuni me miqtë tuaj, organizoni diçka ndryshe nga rutina. Bëni atë që ju dëshironi dhe ju bën të lumtur, është një nga gjërat më të mira që mund ti dhuroni vetes!


Peshqit

Do të keni mundësin të ecni në rrugë të reja nga ato të zakonshmet dhe do të zbuloni që zotëroni talente të reja. Venusi tërheq një aspekt të madh në shenjën tuaj. Gjallëria, dialogu dhe vëmendje e madhe, rinovon lidhjen në jetën martesore. Një e notuar në pishinë mund të jetë një ide e mirë për çlodhjen e trupit dhe qetësinë e shpirtit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY