Elbasan, gjimnazistët përleshen me thika, policia shoqëron dhjetëra prej tyre në komisariat

Elbasan, gjimnazistët përleshen me thika, policia shoqëron dhjetëra prej tyre në komisariat

102
0
Shares

Foto Ilustruese

Një sherr masiv midis një grupi të rinjsh ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan. Protagonistë kanë qenë disa gjimnazistë, të cilët kanë arritur të nxjerrin e përdorin edhe thikat me të cilat ishin “armatosur”.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Rrugën “Rinia” në Elbasan. Për arsye e motive ende të pazbardhura, të rinjtë janë përfshirë në një konflikt fizik midis tyre, duke përdorur edhe thikat.
Pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur katër furgonë me policë, të cilët izoluan dhe shoqëruan dhjetëra gjimnazistë.
Deri tani nuk  ka ndonjë informacion për ndonjë të dëmtuar të mundshëm, ndërsa po hetohet për shkaktarët dhe motivet e kësaj zënke masive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY