Vasili dhe Idrizi: Bashkia të reflektojë. E papranueshme që ska dhënë fonde...

Vasili dhe Idrizi: Bashkia të reflektojë. E papranueshme që ska dhënë fonde për ekipin e Tiranës

61
0
Shares

Ndërsa Tirana duhet të presë ende për të shijuar fitoren në derbin ndaj Partizanit. Bardheblutë e Ilir Dajës u mundën sërish 2-0 nga Partizani në “Qemal Stafa”.

Për takimin e luajtur një ditë më parë ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, si tifoz i kësaj skuadre ai u shpreh i zhgënjyer, duke i bërë thirrje Bashkisë së Tiranës që të reflektojë, në mënyrë që kryeqyteti të ketë skuadrën dinjitoze që meriton.

“Ashtu si bashkëtifozët e mi, ndihem i zhgënjyer. Futbolli i Tiranës është lënë pas dore nga Bashkia. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Duhet reflektim urgjent nga Bashkia e Tiranës. Të respektohet tradita dhjetëra vjeçare.”- deklaroi Vasili.

Ndërkohe ka reaguar edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i cili konsideron se ekipi i Tiranës nuk ka marrë mbështetjen e duhur nga Bashkia. Sipas tij, është e papranueshme, që Bashkia e Tiranës nuk ka dhënë asnjë fond për ekipin.

“Tirona, krenaria e kryeqytetit, meriton vëmendje. Bashkohem me Vasilin, ta ngremë lart këtë çështje.”- deklaroi Idrizi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY