Petrit Vasili: Erion Veliaj po i merr frymën klubit të Tiranës

Petrit Vasili: Erion Veliaj po i merr frymën klubit të Tiranës

58
0
Shares

Kryetari i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili i bën apel Bashkisë së Tiranës që të tregojë një vëmendje më të madhe ndaj Klubit të Futbollit Tirana.

Në një deklaratë për mediat, z. Vasili thekson se futbolli i Tiranës është lënë pas dore dhe se kryeqyteti meriton që të ketë një skuadër dinjitoze.

“Ashtu si bashkëtifozët e mi të Tiranës, ndihem i zhgënjyer. Futbolli i Tiranës është lënë pas dore nga bashkia. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Bashkia si aksionere është larg detyrimeve që ka. Duhet të ketë një reflektim urgjent nga ana e Bashkisë së Tiranës. Këshilltarët bashkiakë duhet të reagojnë për këtë situatë pasi jeta e kryeqytetit është e varfër pa futbollin. Duhet që të respektohet tradita dhjetëra vjeçare e Sport Klub Tiranës”, theksoi z. Petrit Vasili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY