Shkëlqim Cani merr postin e ri

Shkëlqim Cani merr postin e ri

76
0
Shares

Ish-ministri i Financave është caktuar nga mazhoranca si kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Posti i ri i tij pritet të miratohet në Kuvend seancën tjetër plenare.

Cani zëvendëson në këtë detyrë parlamentare Erjon Bracen.

Shkëlqim Cani i shkarkua nga detyra e ministrit para pak javësh duke u zëvendësuar nga Arben Ahmetaj që më parë ishte ministër i Ekonomisë.

Kryeministri Rama nuk ka dhënë ende një motiv zyrtar për largimin e tij ndërsa opozita ka deklaruar se ai u largua pasi nuk pranoi të firmoste koncesionin e TSVSH për një firmë që ka lidhje me vellain e Kryeministrit Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY