Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD dërgon në Kushtetuese ligjin e qeverisë për pronat: Cënon parimin e barazisë

29/02/2016
PD dërgon në Kushtetuese ligjin e qeverisë për pronat: Cënon parimin e barazisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike depozitoi sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën shfuqizimin e ligjit të qeverisë për pronat. Pasi vlerëson se ky ligj i  cënon të drejtën themelore të njeriut që është prona, dhe heq sigurinë juridike. Për PD, ky ligj është një shpronësim i ri që u bëhet pronarëve.

Deputetja e PD Jorida Tabaku theksoi se ky ligj bie ndesh me një sërë vendimesh të dhëna kohët e fundit, por cënon dhe parimin e barazisë para ligjit që do të thotë të gjitha vendimet e reja që dalin nga komisioni janë në mënyrë logjike me vlerë shumë më të vogël se prona që u është njohur qytetarëve të tjerë pas vendimeve të dhëna nga gjykata e Strasburgut.

“Ka disa elemente që ne gjatë gjithë kësaj kohe i kemi ngritur si shqetësime për faktin se ky ligj është antikushtetues. Së pari ligji merr dhe vlerëson pronën në bazë të vendimit të momentit të shpronësimit të saj duke cënuar një parim shumë të rëndësishëm, të sigurisë juridike. Ne në fakt kemi mbledhur gjatë gjithë kësaj kohe mendimet e grupeve të interesit duke gjykuar që prona është një nga të drejtat bazë themelore të njeriut dhe duke gjykuar që ky ligj vetëm do ta vonojë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave sepse ky ligj në vetvete nuk e njeh procesin e njohjes, nuk e njeh pronën si një koncept por kalon thjesht direkt në kthimin dhe kompensimin e saj. Sigurisht që, ligji ka dhe elemente të cilët në mendojmë se janë shumë të dëmshëm duke kaluar në rastin kur një individ heq dorë në mënyrë vullnetare nga e drejta e tij që është e drejtë e bazuar në Kushtetutë, e drejta themelore e njeriut, e drejta e pronës, nëse ai do të marrë një pjesë të shpërmblimit. Këto janë disa nga elementet kryesore për të cilën ne sot e kemi sjellë ligjin në Gjykatë Kushtetuese dhe i shtohet argumenteve të sjella nga grupet e tjera të interesit duke shpresuar që Gjykata Kushtetuese të japë një vendim të drejtë për këtë çështje”, tha Jorida Tabaku.

Po ashtu edhe Orend Bylykbashi thotë se me këtë ligj të mos ndodhë diçka e papranueshme, rishpronësimi i pronarëve. Cënimi i drejtpërdrejt i parimit kushtetues i të drejtës së pronës nëpërmjet këtij ligji është flagrant. Pronarët rishpronësohen dhe ne këtë nuk do ta lejojmë në asnjë moment

“Besoj që çështja që duhet të fokusojmë qartë ne si Parti Demokratike është që për ne ish-pronarët janë një shtyllë identiteti e PD, elektorat i PD, ne nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë, e ndaj jemi këtu përpara Gjykatës Kushtetuese, që me këtë ligj të mos ndodhë diçka e papranueshme, rishpronësimi i pronarëve. Cënimi i drejtpërdrejt i parimit kushtetues i të drejtës së pronës nëpërmjet këtij ligji është flagrant. Pronarët rishpronësohen dhe ne, këtë, nuk do ta lejojmë në asnjë moment. Gjithashtu, një element shumë thelbësor për ne është fakti që cenohet siguria juridike dhe barazia përpara ligjit, siguria juridike e të gjithë ish-pronarëve. Tashmë kjo qeveri me këtë ligj ato dhjetëra mijëra vendime që pronarët kanë sot nëpër duar, ua djeg në duar pronën. Ua heq edhe atë copë letër që ata arritën ta fitonin si një të drejtë. Qeveria sot ia kthen në një letër pa vlerë në mos ia djeg fare. Ne e kemi bërë shumë të qartë në emër të Partisë Demokratike në parlament dhe sot jemi për të konfirmuar këtë qëndrim se ky ligj në çdo mënyrë do të shfuqizohet”, tha Oerd Bylykbashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

12/07/2026
DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

12/07/2026
Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

12/07/2026
EMRI/ Trafikant dhe dhunues femrash, kapet në Kamzë për tu paketuar për Itali

EMRI/ Trafikant dhe dhunues femrash, kapet në Kamzë për tu paketuar për Itali

12/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

Media e njohur zviceriane “Le temps”: Rama dërgoi me autobusë nxënës shkollash të mbushte stadiumin për koncertin e West

12/07/2026
DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

DITA 43/ Qytetarët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

12/07/2026
Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë

12/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.