FOTO GALERI/ Fashion, Hirushja dhe Borëbardha vishen me Dolce & Gabbana

FOTO GALERI/ Fashion, Hirushja dhe Borëbardha vishen me Dolce & Gabbana

191
0
Shares

Image GalleryËshtë gardëroba e një përralle, e një hirusheje ajo çka fansat e Dolce & Gabbana do të veshin këtë vjeshtë dhe këtë dimër, me brendin e famshëm italian që kanë prezantuar krijimet dhe fantazinë e tyre në linjën me të fundit të veshjeve për femra në Milano Fashion Week.
Mbi një skenë realizuar dhe ideuar në formën e një libri të hapur historie, me një karrocë të artë dhe një orë që bën tik-tak deri në mesnatë, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana i ngjitën modelet në pasarelë me veshje shumë ngjyrëshe në një koleksion vërtet të pasur kryesisht me fustane të tipit “Hirushja” dhe “Borëbardha”.
Gjithçka të ngjasonte me sekuencën e njohur të filmit, ku bukuroshja përballë pasqyrës mund të pyesë: “Kush është më e bukura”? Sigurisht që fustani sipas versionit Hirushja, i është dhënë një rifreskim, me ngjyra blu të errët apo të zezë dhe me shpatulla jashtë.
Edhe princit simpatik gjithashtu i është dhënë një tjetër imazh, me koleksione në ngjyrë të errët, që përbëhen nga xhaketa serioze, disa prej të cilëve kishin pak bisht në fund.
Transparentet, takat në ngjyrë floriri apo argjendi, gurët, ngjyrat apo lulet nuk munguan në këtë shfaqje unike mbi pasarelë. Lulet shumëngjyrëshe apo printimet e maceve ishin gjithashtu pjesë e krijimtarisë së re, në fustane, pantallona, këmisha e bluza, sikurse edhe në pallto.
Për në finale, modelet ndryshuan lukun e tyre, në të shkurta pink dhe temina argjendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY