Dashi
Dita juaj mund të jetë e mbushur me emocione për sa i përket marrëdhënies suaj në çift, por gjithsesi duhet të dilni nga shtëpia për të zbuluar nëse është kështu apo jo. Ndërkohë duhet të jini të hapur nga spontaniteti. Beqarët me shumë gjasë do kenë dashuri me shikim të parë dhe jeta do ju ndryshojë. Financat do përmirësohen.
Demi
Edhe pse dita mund të fillojë në mënyrën më të keqe të mundshme ju duhet të qëndroni pozitiv përkrah partnerit/es, fundja më keq se kaq nuk mund të shkojë! Përballoni çdo gjë. Beqarët do i harrojnë të gjitha problemet që kanë se do afrohen me një person magjepsës. Me financat nuk duhet të rrezikoni.
Binjakët
Është ditë që duhet të merrni një vendim të madh për të përballuar mosmarrëveshjet në jetën tuaj në çift. Ditë e shkëlqyer për binjakët, duhet ta shfrytëzojnë. Beqarët do kenë takime, por nuk do jenë gatime për ndryshime. Buxheti nuk do jetë shumë i mirë, tregoni kujdes.
Gaforrja
Sot do t’iu presin aventura të vogla me partnerin, por ju duhet të jeni gati për t’i përballuar me shpirt luftarak. Përndryshe do të humbni që në nisje dhe në fund do të mbesni të zhgënjyer. Beqarët nuk do ndalen dhe do bëjnë për vete dikë që pëlqejnë. Financat nuk do jenë të mira.
Luani
Merrini gjërat me një hap më shpejt dhe bëjini vetes një favor për të shmangur çdo lloj mendimi që do të hapte plagët. Beqarët do përqendrohen te familja dhe nuk do merren me takime. Financat do kenë përmirësime të vogla.
Virgjëresha
Mos u merrni më me situatat që këto ditët e fundit nuk ju kanë kënaqur, tregohuni m[ tolerante me njeriun tuaj të zemrës. Beqarët do preferojnë më mirë të qëndrojnë vetëm se sa të fillojnë lidhje jo të sigurta. Buxheti do jetë i mirë edhe pas disa shpenzimeve.
Peshorja
Ditë e qetë për të dashuruarit. Do ti kushtojnë një pjesë të mirë të kohës shoqërisë së njeri-tjetrit. Beqarët nuk duhet të qahen aspak sepse do të kalojnë një ditë të këndshme sot. Do të kenë plot takime mbresëlënëse. Në planin financiar do jeni të arsyeshëm dhe nuk do hasni probleme.
Akrepi
Sugjerimet që ju vijnë së fundmi duket se nuk funksionojnë më. Ka ardhur momenti që të mos dëgjoni vetëm partnerin/en, duhet të vendosni edhe vetë. Ju duhet vetëm pak kurajë. Beqarët do e bëjnë për vete shumë lehtë personin që pëlqejnë. Financat do varen nga mënyra e menaxhimit.
Shigjetari
As kjo e shtunë nuk do të jetë shumë e thjeshtë për ju, por lajmi i mirë është se keqkuptimet me partnerin/en do të marrin fund me ditën e nesërme. Pasdite mos bini pre e nostalgjisë. Beqarët do kenë një ditë të këndshme të mbushur me takime. Në planin financiar do jeni me fat.
Bricjapi
Programet tuaja të ardhshme mund të ndryshohen. Këto ndryshime profesionale do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në jetën tuaj private. Mungesa e kohës do të prishë shumë plane tuaja në çift. Beqarët do njihen me personat e duhur në ambiente të ndryshme ku do dalin. Financat nuk janë të mira.
Ujori
Mos e lini veten që të kushtëzoheni nga opinioni i ashpër i partnerit/es që realisht e kishit imagjinuar që do të vepronte kështu. Ndiqni rrugën tuaj. Për beqarët ka për të qenë një ditë me shumë fat, as vetë se kishin menduar. Financat do mund të përmirësohen.
Peshqit
Mundohuni që ta shoqëroni ju partnerin/en në një vendim që nuk arrin ta marrë, sepse në të vërtetë i mungon kuraja. Në mbrëmje anuloni impenjimet dhe organizoni diçka për njeriun e zemrës. Beqarët do kenë njohje me disa persona por asgjë për lidhje serioze. Financat do jenë të shkëlqyera.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/