Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptari mashtron të moshuarin e verbër gjerman, i merr paratë. Mbrohet në gjykatë: I çova 100 prostituta

19/02/2016
Shqiptari mashtron të moshuarin e verbër gjerman, i merr paratë. Mbrohet në gjykatë: I çova 100 prostituta
Share on FacebookShare on Whatsapp

Takimi me plakun e verbër 89 vjeçar Herbert T. për shqiptarin 42 vjeçar Enver M. ka qenë si një “e qëlluar e pyetjes milionëshe”.

Kështu e komentojnë mediat gjermane historinë e shqiptarit që mes mashtrimit arriti t’i zhvaste paratë gjermanit, por që në sallën e gjyqit u mbrojt duke thënë se e ka trajtuar mirë, është kujdesur për të, madje i ka çuar edhe 100 prostituta.

Kur u takuan për herë të parë, raporton albinfo.ch, shqiptari u prezantua si “nipi i Günter Jauch­ut”, moderatorit të famshëm gjerman të kuizit më të madh evropian “Kush do të bëhet milioner”.

Shqiptari e ka takuar plakun e pasur, ish arkitekt, pas përfundimit të operës, shkruan bild.de. Duke i ofruar ndihmë, ai e çoi atë deri në shtëpinë e tij në Friedrichdorf dhe u vendos tek ai.

Aq shumë besim fiton te plaku sa që fillon të banojë me të si pjesëtar i shtëpisë, i siguron një pastruese dhe madje edhe prostituta.

Para trupit gjykues ne seancen e djeshme, Enveri (i quajtur Ton Jauch) ka pohuar se kanë qenë “sigurisht nja 100 prostituta”, që ai i ka dërguar plakut.

Ndërsa Herbert T. ka pranuar se ka pasur por jo aq shumë: “2prostituta kanë ardhur te unë dhe të dyjave ua kam paguar nga 25 euro”.

“Tony më ka dërguar edhe në bordel në Frankfurt por mua nuk më ka pëlqyer kjo gjë. Unë kërkoja një grua për të jetuar me të”.

Sidoqoftë, Tony ka ditur gjatë tërë kohës se ku gjende kartat e bankës të plakut dhe ka bërë me to çfarë ka dashur, transmeton albinfo.ch.

Ka marrë, herë 50, herë 2000 euro nga banka dhe ka blerë atë që ka dashuar, thotë Herbert T.

Gjithsej është konstatuar se ka përvetësuar 37 mijë e 152 euro e 79 centë. Vetëm tre muaj më vonë plaku e merr vesh se Tony Jauch nuk është ai që prezantohej.

Menjëherë ka bërë kallëzim penal kundër tij dhe në fund gjykata ka vendosur tre vjet burg për mashtrim për shqiptarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.