Një gjobë me të cilën është dënuar një deputet i PS-së, prej 5 vitesh endet nëpër gjykata. Gentian Bejko, deputeti i Durrësit, ish-kryetar i degës lokale të PS-së, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit me 2 milionë lekë (të vjetra) gjobë për tubim të paligjshëm që nga koha e protestave “hap kutitë” të vitit 2011.
Këtë vendim ai e apeloi në Gjykatën e Apelit të Durrësit, por për shkak se tashmë ishte zgjedhur deputet, kjo gjykatë vlerësoi se ishte jokompetente për shqyrtimin e kësaj dosje,duke ia përcjellë atë Gjykatës së Lartë.
Nga ana e saj Gjykata e Lartë pas shqyrtimit, vlerëson dhe
vendos për kompetencë të gjykatës së Apelit të Durrësit dhe ia rikthen dosjen për rigjykim sërish kësaj gjykate.
Deri te ky vendim i fundit kanë kaluar 5 vjet… Me rikthimin e dosjes në Apel, pritet të kalojnë edhe disa vite të tjera, për një vendim të formës së prerë për gjobës 2 milionë lekëshe të deputetit socialist…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/