“The indipendent” mbyll versionin print, vetëm online

“The indipendent” mbyll versionin print, vetëm online

68
0
Shares

E përditshmja e njohur britanike “The Indipendent” vendos t’i japë fund fund rrugëtimit të saj në versionin print, duke mos u shtypur më. Tashmë gazeta do të jetë vetëm në versionin online, duke iu dorëzuar betejës me teknologjinë.

Drejtuesit e gazetës sipas “theguardian.com” njoftuan mbylljen e versionit print dhe tashmë do t’i përqendrojnë forcat dhe burimet njerëzore duke ofruar shërbimin online.

Vetë drejtuesi i grupit mediatik “ESI”, Evgeny Lebedev, djali i miliarderit rus Lebedev, qe e bleu gazetën vetëm 1 paund, iu drejtua edhe me një letër stafit të gazetës.

Sipas tij, do të ruhet emri i Independent, por tashmë dedikuar platformës online.

Ai ka thënë se numri i fundit i shtypur do të jetë 26 marsi, ndërsa për suplementin “Independent on Sunday” do të jetë 20 marsi data e fundit e hedhjes në treg në versionin e printuar.

The Independent, nisi botimin në 1986, bëhet kështu, si ka thënë edhe vetë botuesi i saj, “e para që spostohet drejt së ardhmes dixhitale”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY