Gjykata e Tiranës e dënoi disa ditë më parë me 3 vjet burg autorin Indrit Deliu, 28 vjeç, i akuzuar për vrasje me paramendim të ish-kreut të Inspektoratit Ndërtimor në bashkinë e Tiranës, Florenc Hoxha. Sipas
vendimit të zbardhur të gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Tiranës, mësohet se ai, u plagos pasi bëri një telefonatë me gruan një ish-vartësi të tij, njëherazi edhe me lidhje gjaku.
Për këtë vepër dhe akuzë, Indrit deliu u dënua me 4.6 vjet burg dhe duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar përfundimisht masa e dënimit është 3 vjet burg.
Vendimi i zbardhur i gjykatës, zbardh motivin e plagosjes si edhe rrethanat e saj.
Pjesë nga vendimi i gjykatës
I pandehuri Indrit Deliu eshte banor i qytetit te Tiranes, aktualisht i ndodhur ne masën e sigurisë “Arrest ne burg” per veprën penale per te cilën akuzohet. I pandehuri ka lidhje gjaku me te demtuarin Florenc Hoxha i cili ka qene ne detyrën e Kryeinspektorit te Inspektoriatit Ndertimor te Bashkise Tirane dhe ka patur ne pune te pandehurin Indrit Deliu, por jo ne menyre te ligjëruar. Rreth këtij argumenti nuk mbetet jashtë vëmendjes se gjykatës “marrëdhënia e punësimit” e sipërcituar midis palëve e deklaruar nga shtetasi Florenc Hoxha i cili ne proçes verbalin e deklarimeve te tij date17.11.2014 nenvizon: “Para 5-6 muajve Indritin e kam marre ne pune..e kam thirrur disa here dhe i kam tërhequr vëmendje..me imazhin e tij dëmtonte punën time..i thashë jam i detyruar te te largoj nga puna…Une nuk e kam pasur punonjes zyrtar… Indritin e paguaja vete..”
Sipas organit te akuzës fakti penal i përket datës 13.11.2014 kur i dëmtuari Florenc Hoxha ne orët e mbrëmjes i ka bere nje thirrje telefonike bashkeshortes se te pandehurit shtetases Olta Deliu e cila nuk i eshte pergjigjur, por qe telefonin e saj ia ka dhene bashkëshortit (Indrit Deliu), i cili ky i fundit i ka bere thirrje te njëjtit numer telefoni, per te mësuar se kush i telefononte bashkëshortes se tij. Sipas akteve, te pandehurit Indrit Deliu abonenti i eshte pergjigjur dhe ai ka njohur zerin e shtetasit Florenc Hoxha i cili me pas ja ka mbyllur telefonin. Ne keto rrethana i pandehuri ka bere disa thirrje telefonike por personi qe mbante kete numer telefoni nuk i eshte përgjigjur.
Ne këto rrethana i pandehuri nepermjet te afermve te tij e ka njoftuar te demtuarin Florenc Hoxha te hap telefonin dhe te sqaronte me te shkakun e telefonates qe ai i kishte bere bashkëshortes se tij Olta Deliu.
Ne rrethanat kur i pandehuri nuk ka mundesuar biseden telefonike me te demtuarin, ai se bashku me kunatin e tij Fatjon Gjuzi eshte nisur per t’a gjetur dhe takuar ate.
Keshtu, ne datën e mësipërme rreth orës 21.00 i pandehuri Indrit Deliu pasi eshte vene ne dieni se i demtuari Florenc Hoxha ndodhej ne lokalin e shtetasit Qamil Isufaj ne “Fushe Farke” ai bashke me kunatin e tij Fation Gjuzi ka shkuar ne ate lokal.
Pasi i pandehuri eshte futur nga dera e pasme e kuzhinës se lokalit ai ka marre nje thike qe e ka gjetur aty mbi tavoline dhe prej andej ka kaluar ne lokal.
Sipas organit te akuzës, i pandehuri sapo ka pare shtetasin Florenc Hoxha i cili ka qene ulur ne nje karrike, ai i eshte drejtuar atij duke e goditur me thikën te cilën e kishte marre si ne mënyrën e sipërtreguar, duke i shkaktuar atij plage te tilla siç përcaktohen ne aktin mjeko-ligjor nr. 2242 date 30.12.2014 te cilat do te përshkruhen këtu ne vijim. Nga ana e tij i dëmtuari nëpërmjet nje karrike qe mbante ne dore si edhe nëpërmjet ndihmës se shtetasve Qamil dhe Xhemile Isufaj kane mundur te ndërpresin sulmin e te pandehurit i cili me pas eshte larguar.
Sipas aktit mjeko-ligjor te sipërcituar, rezulton se ne trupin e te dëmtuarit Florenc Hoxha, janë shkaktuar plage prerëse-shpuese ne supin e majte, nje e tille ne parakrahun e majte, si edhe nje tjetër ne anën e majte te barkut te cilat janë shkaktuar me mjet shpues prerës siç mund te jete nje thike; plage këto te cilat hyjnë ne kategorinë e dëmtimeve te renda te cilat kane qene te rrezikshme per jetën ne castin e shkaktimit te tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/