Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GALLATA/ Doganat “në bashkëpunim të ngushtë me FMN” gjejnë shkaqet e dështimit…, por që as Edi Rama nuk i beson

26/01/2016
GALLATA/ Doganat “në bashkëpunim të ngushtë me FMN” gjejnë shkaqet e dështimit…, por që as Edi Rama nuk i beson
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga vizitat e fundit të Edi Ramës te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Një gallatë më vete ka qenë deklarata për shtyp, që Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka shpërndarë për mediat, pas analizës së sotme të punës së saj 1-vjeçare. Gallatë qëndronte në faktin se nëpërmjet një deklarate, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave merrte përsipër të na informonte për analizën e punës së saj, të evidentonte dhe  justifikonte shkaqet e dështimit, të zhvishte nga përgjegjësia qeverinë, si dhe ti përgjigjej edhe PD-së.
Që në fjalinë e parë të saj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bënë me dije se analiza e thellë zhvillohet “në bashkëpunim të ngushtë” me FMN.
“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si edhe me organizma të tjera vendase dhe të huaja, ka zhvilluar një analizë të thellë të situatës në raport me mbledhjet e të ardhurave gjatë vitit 2015”, është fjalia që fillon njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.


dog1Nga vizitat e fundit të Edi Ramës te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Gallata vazhdon kur tentohet të “inkriminohen” parterët ndërkombëtarë, në konstatimin e arsyeve të dështimit të Doganave me mbledhjen e të ardhurave. Por në këtë tentativë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka guxuar” ti përmendë emrin FMN-së, por është mjaftuar me togfjalëshin “partnerët tanë të huaj”.
“Jo vetëm Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, por edhe partnerët tanë të huaj kanë arritur në konkluzionin se në mbledhjen e më pak të ardhurave gjatë vitit 2015, në raport me parashikimin, nuk ka pasur asnjë arsye tjetër përveç se disa dukurive dhe faktorëve të jashtëm, jashtë vullnetit të kësaj Qeverie…”, vijon deklarata e cila justifikon edhe punën e qeverisë.
Ndërsa rendit më “dukuritë  dhe faktorët e jashtëm, jashtë vullnetit të kësaj Qeverie”, që kanë vulosur dështimin e punës së saj, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rendit:
1. Ulja e çmimit të karburantit në tregun ndërkombëtar
2. Ulja e sasisë së energjisë së importuar si pasoje e reshjeve të shumta që shtuan prodhimin në vend
3. Ulja e sasisë së produkteve bujqësore të importuara si pasojë e rritjes së prodhimit vendas


dogNga vizitat e fundit të Edi Ramës te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Në këtë renditje, mungon çuditërisht edhe një “dukuri” apo “faktor” tjetër, rënia e duhanpirjes, që është shoqëruar me rënien e zhdoganimit të cigareve, për pasojë edhe rënien e të ardhurave nga ky produkt. Ky fakt, i lënies së cigares nga shqiptarët, më se një herë është amplifikuar nga kryeministri e ministrat e “e linjës”…, por çuditërish u harrua nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe “përterët ndërkombëtarë”.
Por çfarë është edhe më kryesorja, që zhvlerëson pretendimet e Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, është  “mësymja” dy herë brenda një kohe të shkurtër e kryeministrit Edi Rama në zyrat e tyre, shkarkimi i gjithë kupolës drejtuese, jo pse ulja e çmimit të karburanteve, ulja e importit të energjisë, ulja e importit të produkteve bujqësore, apo edhe lënia e duhanit nga shqiptarët, ulën të ardhurat nga Doganat, por se korrupsioni dhe kontrabanda janë “dukuritë” dhe “fenomenet” që mundësuan dështimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.