Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Edi Rama mbrojtje nga drejtësia për Kokëdhimën e miqtë dhe burgun për të pamundurit”

25/01/2016
“Edi Rama mbrojtje nga drejtësia për Kokëdhimën e miqtë dhe burgun për të pamundurit”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese vonon zbardhjen e vendimit për mandatin e Koço Kokëdhimës, i kapur me 150 shkelje të ligjit themelor, duke përfituar fonde publike me biznesin e tij.
Shqetësimi ka ardhur nga deputeti i PD-së Eduard Halimi.
“Jam sot këtu, për ti kërkuar Gjykatës Kushtetuese të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koço Kokëdhima. Edhe pse kërkesa e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të Kokëdhimës është bërë në verën e vitit të kaluar, Gjykata e ka marrë në shqyrtim në nëntor të 2015, por ende nuk ka zbardhur vendimin që e shpalli si anti-kushtetues fshehjen ndaj drejtësisë që Rama bëri për deputetin Koço Kokëdhima”, u shpreh Halimi në një dalje publike para mediave.
Duke risjellë “historinë” e shkeljeve të deputetit socialist, deputeti i PD-së denoncoi mbrojtjen që Parlamenti dhe vetë Edi Rama i bëjnë atij, ndërsa kërkoi dërgimin e Koço Kokëdhimës para drejtësisë, për përfitimet abuzive nga fondet publike.
“Parlamenti me urdhër të Edi Ramës doli në mbrojtje të milionave të Kokëdhimës, në mbrojtje të 150 transfertave financiare që ai kishte përfituar në shkelje të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese e shpalli këtë qëndrim të parlamentit, si në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, duke i kërkuar dërgimin para drejtësisë së deputetit që ka përfituar fonde publike, sipas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mirëpo nën presionin e Edi Ramës, vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv. Duke treguar mirëkuptim për ngarkesën dhe axhendën e Gjykatës Kushtetuese, i kërkojmë të zbardhë sa më shpejt vendimin, pasi çështja ka të bëjë me korrupsionin shtetëror, kapjen e shtetit si një fenomen në rritje, ndaj është e një rëndësie të madhe publike”, vijoi më tej deputeti i PD-së.
Për Halimin, rasti Kokëdhima i hap rrugën edhe mbarimit të mandateve të dy deputetëve të tjerë, Valentina Lesakj e Rakip Suli, të akuzuar për të njëjtat shkelje.
“Rasti Kokëdhima i hap rrugën edhe mbarimit të dy mandateve të tjera, që janë kapur në shkelje të Kushtetues, si zonja Leskaj e Rakip Suli, pasi familjarët e tyre kanë përfituar miliona nga fondet publike.
Fshehja që po u bën Edi Rama deputeteve ndaj drejtësisë, tregon mënyrën se si po qeveris: sa më shumë shkelje e abuzime, aq më shumë i mban njerëzit e tij, dhe ia fsheh drejtësisë”, u shpreh Halimi, duke u ndalur te precedenti Ilir Beqajt.
“Shembulli i Ilir Beqës e dëshmon qartë këtë. Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit për përfitim fondesh publike, por Edi Rama e bëri ministër duke i besuar koncesionet qindra milion euroshe.
Dhe sot, Beqja ka përfituar nga firma e tij, për të cilën humbi mandatin e parë, mbi 31 tendera dhe mbi 12 milionë dollarë”.
Sipas deputetit demokrat, duke apeluar për një drejtësi të pavarur e të pa korruptuar, denoncoi modelin qeverisë s të Edi Ramës, i cili për miqtë rezervon milionat dhe mbrojtje nga drejtësia, ndërsa për ët pamundurit rezervon burgun.
“Ky është modeli sesi qeveris Edi Rama, milionat dhe mbrojtje nga drejtësia për miqtë, dhe burgun për të pamundurit. Ndaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për drejtësi, profesionale, eficente, të pa korruptuar por dhe të pavarur e të pa kapur nga Kryeministri”, përfundoi Eduard Halimi.
Një drejtësi që lufton korrupsionin e bëhet garante e zbatimit të ligjit, edhe kur akuzohen miqte e kryeministrit.
eduard halimi 25 janar 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Hoxha reagon ndaj aludimeve të Malit të Zi: Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues

28/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

Mbyllet protesta e 90-të kundër qeverisë, qytetarët: “Ndryshim sistemi! Revolucion!”

28/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Rama mbyll mbledhjen te “Vila e Kuqe”, detyra për deputetët dhe drejtuesit

28/08/2026
Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

Shefi i CIA-s viziton Moskën në udhëtim të pazakontë

28/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.