Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama nuk ua mbyll dot gojën me transparenca.al, i rikthehet kallëzimit ndaj deputetëve të opozitës

23/01/2016
Rama nuk ua mbyll dot gojën me transparenca.al, i rikthehet kallëzimit ndaj deputetëve të opozitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministria njofton se ka ndërmarrë hartimin e kallëzimit penal ndaj deputetes Albana Vokshi për akuzën e shpifjes.
Ky njoftim, pason njoftimin e disa javëve më parë,bashkë edhe me lançimin e një web-site qeveritar, transparenca.al, nëpërmjet të cilit qeveria do u përgjigjej dhe do të përgënjeshtronte të gjitha akuzat ndaj saj e ministrave të saj. Ndërsa prej ditësh, transparenca.al ka dështuar ti përgjigjet akuzve të deputete së PD Albana Vokshi për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, qeveria i është rikthyer kallëzimit të deputetëve të opozitës në Gjykatën e Lartë.
“Deputetja e Partisë Demokratike ka marrë përsipër sektorin e prodhimit të baltës së shpifjeve për çdo nisëm të qeverisë në fushën e shëndetësisë. Në aktivitetin e saj të vazhdueshëm prodhues ajo në mënyrë të përsëritur përfshin emrin e kryeministrit. Zyra e kryeministrit ka të gjitha arsyet e bazuara në prova e fakte, për të besuar se fatkeqësisht deputetja Albana Vokshi i përket kategorisë së shpifësve profesionistë të nivelit të lartë politik në PD, si famëkëqinjtë Paloka dhe Ristani. Këta të fundit u provuan si shpifës për përdorim partiak nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, pasi nuk arritën të provojnë përpara trupit gjykues asgjë tjetër përveç faktit se shpifin për llogari të partisë së tyre.  Ka ardhur koha që Gjykata e Lartë të kalojë në sitën e gjykimit të saj të pavarur e të paanshëm edhe akuzat e deputetes në fjalë. Njësoj si në rastet e shpifësve Paloka dhe Ristani, kryeministri Rama shpreh publikisht gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen, jo vetëm nga detyra po edhe nga aktiviteti i tij politik, nëse deputetja Vokshi do të provojë në gjykatë se shpifjet e saj ndaj kryeministrit nuk janë të tilla”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Deputetja e Partisë Demokratike, kryetare e komisionit të Shëndetësisë, akuzoi dje edhe kryeministrin Edi Rama se pengon prokurorinë për të hetuar tenderët dhe koncesionet në spitale. Një akuzë të tillë e artikuloi në fillim të javës në emisionin”Studio e hapur” e Enio Vasilit në TV “News 24”, edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

Zbardhet dëshmia e Ballës në GJKKO për çështjen “Partizani”, pyetet nga Malltezi

30/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

Malltezi publikon “11 gënjeshtra në një dëshmi” pas seancës në GJKKO

30/04/2026
Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

Mirela Kumbaro përfundon dëshminë në SPAK: Isha si deklaruese për Arenën Kombëtare

30/04/2026
Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

Dosja Balluku, merret në pyetje në SPAK ish-sekretarja e Përgjithshme, Viola Haxhiademi dhe Arbër Abazi

30/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.