Zbatohet Ligji i Amnistisë, lirohen 968 të dënuar nga 23 burgje

Zbatohet Ligji i Amnistisë, lirohen 968 të dënuar nga 23 burgje

72
0
Shares

Afro 1000 të burgosur në të gjithë vendin janë liruar dje në zbatim të ligjit për amnistinë. Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve njofton, se më datë 21.01.2016 hyri në fuqi Ligji Nr. 154/2015 “Për Dhënie Amnistie”.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u morën të gjitha masat për zhvillimin normal të këtij procesi në 23 institucionet e sistemit penitenciar, proces ky që nisi në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 20:15 të mbrëmjes së djeshme. Thuhet në një njoftim të drejtorisë së Burgjeve. Si rrjedhojë e zbatimit të Ligjit “Për dhënie amnistie” kanë përfituar lirimin e menjëhershëm 968 persona të dënuar.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se procesi i zbatimit të Amnistisë ishte i suksesshëm dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Shumica e të dënuarve që përfituan lirim ishin nga burgjet e Lezhës, Peqinit, Fierit, Korcës, RRogozhinës dhe Lushnjës.

Shqipëria ka 23 burgje në disa qytete të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY