Pas zbulimit që një ditë më parë të shkrimit vetë lavdërues që qeveria kishte publikuar te prestigjiozja britanike “The Economist” si edhe pas denoncimit dje dhe sot nga PD, të këtij fakti, ka reaguar Kryeministria duke zbuluar edhe shumën paguar për 8 faqe autolëvdate.
“Qeveria shqiptare, duke e parë reportazhin në ‘The Economist’ si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin tonë, njësoj siç kane vepruar edhe qeveritë e vendeve të tjera si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, ka nënshkruar një e prej 36 milionë lekësh për te publikuar një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë”, shkruhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Kryeministrisë
Ndodh vetëm në Shqipëri që një parti opozitare të akuzojë qeverinë përse promovon vendin dhe kërkon te nxisë investimet e huaja.
Revista “The Economist” është një nga revistat më prestigjioze në rang botëror, që lexohet nga investitorë dhe vendimmarrës të rëndësishëm. Në numrin special të kësaj reviste që do të shpërndahet në Samitin e Davosit, promovimi i Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr investime te huaja të rëndësishme në Shqipëri, që krijojnë më shumë vende të reja pune, nxisin turizmin dhe prodhimin vendas.
Qeveria shqiptare, duke e parë reportazhin në “The Economist” si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin tonë, njësoj siç kane vepruar edhe qeveritë e vendeve të tjera si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, ka nënshkruar një kontrate prej 36 milionë lekësh për te publikuar një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë.
“The Economist”, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj.
Fatmirësisht, kjo qeveri, ndryshe nga qeveria e kaluar, nuk shpenzon miliona dollarë para publike as për të transmetuar reklama qeveritare, as për të paguar lobiste që kërkesë të vetme nga qeveria kishin përhapjen anembanë botës së baltës së shpifjeve të ish-kryeministrit ndaj opozitës së vendit.
Partia Demokratike vazhdon të sillet si qeveria e vjetër, me gjuhen urrejtjes, shpifjet dhe baltosjen primitive që nxjerr në pah çdo dite mungesën e lidershipit, të programit e të ideve për Shqipërinë. Koha kërkon që Partia Demokratike të zhvishet nga lëkura e qeverise se vjetër e të behet opozita e re që i mungon Shqipërisë prej dy vjetësh e gjysmë.
Sot shqiptareve u nevojitet një opozite qe debaton ashpër dhe kritikon fort me argumente e me fakte, jo një qeveri e vjetër në vend te opozitës që prodhon përditë gjuhë urrejtjeje dhe shpifje pafund; një opozite që jep alternativa, jo një grup politik të rënë nga pushteti që vetëm shan e baltos çdo njeri e punë në këtë vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/