Kush e tradhtoi Gazment Çollakun pas bashkëpunimit të tij me policinë…?!

Kush e tradhtoi Gazment Çollakun pas bashkëpunimit të tij me policinë…?!

62
0
Shares

Gazment Collaku u dekonspirua dhe u vra pas bashkëpunimit të tij me policinë. Këtë fakt e zbulon ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndërsa akuzon ministrin e Brendshëm  për tentativë të fshehjes së motivit të vrasjes, shprehet pesimist dhe i pashpresë për këtë hetim.

 

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

Durrësi gumëzhin! Saje qorri bën gjithçka për të fshehur gjurmët e tij në krimet e fundit në Durrës.

sqgc“Te dashur miq, Prokuroria, qe bën sikur heton, me se fundi shqipëroi ate qe i gjithë Durrësi prej shume ditësh, i tronditur nga krimet e pashembullta ne qendër te tij, pëshpërit dhe gumëzhin rreth te vërtetës se tyre dhe konkretisht:
– Si E. Kodra ashtu dhe G. Çollaku janë ekzekutuar për gjobëvënie!
– G. Çollaku kishte pranuar te bashkëpunonte me policinë por kjo nuk i kurseu jetën përkundrazi ai u dekonspirua për bashkëpunimin e tij
– Ne pengmarrjen dhe ekzekutimin e tij nga banda e Saje qorrit morën pjese, njëlloj si ne rastin e Stafukës, dy punonjës te policisë dhe dy bandite, te gjithë me uniforme policie.
– Hetimi është i pashprese sepse banda e Saje qorrit ka mbrojtje dhe imunitet absolut, mbrojtjen totale te Edvin Shullazit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY