Në video tregohet se si u krye vjedhja në market në Lezhë.
Pesë persona me maska terrorizuan punonjësit me shotgan dhe më pas nisën grabitjen.
Dy grabitjet në rrugën Lezhë-Milot, në kryqëzimin e Shënkollit, ku u morën paratë e xhiros ditore në një karburant dhe në një market u bënë nga persona që ishin të veshur policië.
Kostumet e tyre kanë qënë të uniformuara sipas stilit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Në market ishin tre punonjës ndërkohë që vjedhja është kryer me ndihmën e shotganëve.
Grabitësit kanë marrë leket e xhiros ditore të cilat besohen të kenë qënë rreth 20 milion lekë të vjetra si dhe dhjetëra paketa me cigare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/