Disa media në Tiranë publikuan një shkrim të shtrirë në 8 faqe të revistës prestigjioze “The Economist” ku tregohej se Shqipëria ishte vendi lider në rajon për reformat.
Shkrimi është një prokurim i qeverisë shqiptare për publicitet, shkruar nga qeveria e Shqipërisë dhe paguar po prej saj, natyrisht me një cmim të kripur.
Duke u tallur me këtë mënyrë reklame për arritjet e qeverisë shqiptare, gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri shkruan ndër të tjera se “Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik shperndau sot nje njoftim zyrtar ku ben te ditur se revista prestigjoze The Economist ka publikuar nje artikull 8 faqesh per Shqiperine ne te cilin e cileson vendin si lider te reformave ne rajon. Bashkangjitur njoftimit, Ministria u ka shperndare mediave edhe artikullin perkates.
Ne fakt, ne krye te shkrimit dhe ne cdo faqe te tij ka te shkruar nje togefjalesh; “advertisement feature”. E dini cfare eshte advertisement feature? Me poshte eshte pershkrimi zyrtar sipas legjilacionit britanik. (The Economist eshte britanike)
“An advertorial is an advertisement feature, announcement or promotion, the content of ëhich is controlled by the marketer, not the publisher, that is disseminated in exchange for a payment or other reciprocal arrangement”.
Pra eshte nje shkrim publicitar me pagese, vertetesia e te cilit kontrollohet jo nga revista por nga reklamuesi. Kjo do te thote se ne rastin konkret gazetari qe ka shkruar shkrimin qe lavderon qeverine shqiptare eshte vete qeveria shqiptare. The Economist nuk mban pergjegjesi per asgje nga ato qe jane shkruar aty.Ai shkrim eshte paguar me para publike.
Nese edhe une do kisha akses ne parate e taksapaguesve shqiptare mund t’i dedikoja vetes nje shkrim ku te thuhej se jam me i zgjuar se Greg Mankië dhe me seksi se Brad Pitt.
nese qeveria eshte e bindur se reformat po ecin dhe jane te suksesshme ketu nuk ka asgje te keqe. Por te tentosh te shesesh nje shkrim te paguar me parate e taksapaguesve si nje artikull ku bota e zhvilluar levdon qeverine si reformatoren me te madhe ne rajon eshte e tepert. Nje shaka britanike pa kripe”, përfundon Tomorri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/