Margariti, shënjestra e atentatit. Në makinë edhe një person i katërt?

Margariti, shënjestra e atentatit. Në makinë edhe një person i katërt?

57
0
Shares

Një konflikt që lidhet me trafikun e drogës në Hollandë dyshohet të jetë bërë shkaku i vrasjes së djeshme në aksin nacional Lushnjë- Fier, pranë kthesës së “Mullirit të Artë”.

Policia ka hedhur dyshimet mbi aktivitetin e 42-vjeçarit Elton Margariti i cili mbeti i plagosur nga atentati.

Ky i fundit kishte vetëm dy ditë që ishte kthyer nga Holanda. Nga burime të grupit hetimor dyshohet se ai kishte pasur konflikte në këtë shtet, për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike.

44-vjeçari Denis Kasaj që mbeti i vdekur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e të premtes në hyrje të qytetit të Fierit mendohet se nuk ka qenë shenjestër e atentatit. Ai rezulton se ishte emigrant në Itali dhe kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri për të kaluar me familjen festat e fundvitit.

Kasaj, ndryshe nga dy personat e mbetur të plagosur që po udhëtonin bashkë me të në momentin e atentatit, nuk rezulton të ketë precedent kriminal në të kaluarën.

Ndërkohë, edhe i treti person që ndodhej në makinë, Kelmend Kastrati, nga Fieri, kishte pasur më parë probleme, pasi në vitin 2008, ai plagosi dy vëllezër për shkak të një sherri për parkimin.

Nga ana e policisë po hetohet me intensitet për këtë krim të radhës në vend, ku dyshimet janë sërish për eliminime për shkak të drogës. Në vend u gjetën dy armë kallashnikov, njëra prej të cilave mendohet se u përket autorëve të krimit.

Ndërkaq policia po heton edhe për mundësinë që në makinë të ketë qënë edhe një person i katërt. Kjo pasi të plagosurit ia dolën të shpëtonin edhe pse makina e tyre u dogj nga atentatorët ndërkohë që viktima është gjetur pak metra larg makinës.

Të plagosuri janë jashtë rrezikut për jetën dhe policia po heton intensivisht rreth kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY