Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

4500 euro që çuan në burg kryekomunarin e periferisë së Tiranës

09/01/2016
4500 euro që çuan në burg kryekomunarin e periferisë së Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i komunës Bërzhitë, Genci Drita u arrestua në shtator të vitit 2014, por gjykata vendosi hetimin e tij në gjendje të lirë dhe u lirua. Më pas u dënua me 5 vjet burg, dënim i cili u la ën fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Pas kësaj arrestimi i tij ishte i pashmangshëm. Sot ai u kap nga policia.

Korrupsioni

Prokuroria e Krimeve të rënda e ka hetuar Dritën për korrupsion pasiv. Hetimet nisën pas sinjalizimeve se një banori të Komunës së Bërzhitës i kërkohej para për t`i mundësuar dhënien e një lejeje për shfrytëzimin e një biznesi. Për të krye misionin e ndërmjetësit mësohet se ka ndërhyrë shefi i zyrës së Tatimeve të komunës,Armand Burri, i cili, në të gjitha bisedat që janë kryer mes palëve, ka pretenduar se 4500 euro duhej që t`i jepeshin kryetarit për të bërë të mundur marrjen e lejes. Atëherë, prokuroria ka nisur edhe punën për të verifikuar vërtetësinë e informacionit, ku edhe ka mbajtur nën vëzhgim palët. Policia ka ndërhyrë në momentin kur qytetari ka qenë duke dorëzuar shumën e kërkuar prej 4500 eurosh.

Atë ditë u arrestua Armand Burri, në cilësinë e ndërmjetësit, ndërsa është shoqëruar në polici edhe eprori i tij, Genci Drita. Kryekomunari sapo ka mbërritur në polici është njohur edhe me urdhrin e dalë nga Krimet e Rënda, ku për të ishte lëshuar urdhri i arrestit në kushtet e flagrancës.

Ndërkaq Genci Drita është gjobitur nga ILKDKP-ja për fshehje pasurie menjëherë pasi ai kishte marrë postin e kryekomunarit të Bërzhitës në vitin 2008. Genci Drita ka deklaruar si të ardhura vjetore shifrën prej 5.7 milionë lekësh vetëm si të ardhura nga qiraja e një objekti biznesi, ndërkohë që sipas të dhënave është edhe një prej personave me kreditë më të mëdha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

Kosova mposhtet nga Turqia në “Fadil Vokrri”, shuhet ëndrra për Botërorin 2026

31/03/2026
Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

31/03/2026
I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.