Djali i biznesmenit maqedonas, dy ditë peng i një marangozi në Tiranë

Djali i biznesmenit maqedonas, dy ditë peng i një marangozi në Tiranë

87
0
Shares

Foto Ilustruese

Djali i një biznesmeni ndërtimi nga Maqedonia ka rënë në kurth në Tiranë duke u mbajtur peng për dy ditë brenda në banesën e një muratori, pasi babai i tij kishte refuzuar të paguante punëtorin me 700 euro për ditët e punës që kishte kryer në Gostivar të Maqedonisë.
Adi Nuhiji ka qëndruar në banesën e muratorit Festim Muça, së bashku me gruan dhe dy fëmijët e këtij të fundit, ndërkohë që gjatë qëndrimit në të nuk është dhunuar fizikisht apo psikologjikisht.
Muratori Muça i ka lënë kohë shokut të Adi Nuhijit, Rasim Musliu, që ishte së bashku me Nuhijin, që të kthehej në Maqedoni dhe të merrte pagesën prej 700 euro te biznesmeni Rexhep Nuhiji, e t’ia dorëzonte Muçës, pasi familja e këtij të fundit ishte në vështirësi ekonomike.
Një ditë pasi i riu Maqedonas është mbajtur peng në banesën e muratorit shqiptar, ai është liruar pas ndërhyrjes së policisë së Tiranës. Për këtë pengmarrje policia ka arrestuar muratorin Festim Muça dhe se pak ditë më parë ai është dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY