Bashkia e Tiranës në punë…, Mazniku inspekton shembjen e dherave pranë shtëpisë...

Bashkia e Tiranës në punë…, Mazniku inspekton shembjen e dherave pranë shtëpisë së Ramës

60
0
Shares

Bashkia e Tiranës po ndërhyn për të zhbllokuar akset ku ka pasur rrëshqitje dherash. Situatë paraqitet problematike në zonën e Surrelit, Zallbastarit, Zallherit dhe në Ndroq. Përveç bllokimeve të disa akseve, Bashkia e Tiranës raporton se nga rrëshqitja e dherave nuk ka shtëpi e biznese të dëmtuara.
Për të shmangur rrezikun emergjencat kanë evakuuar më herët banorët.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku bërë një përmbledhje të situatës së përmbytjes nga zona e Surrelit, tashmë edhe zi zonë e banimit të kryeministrit Edi Rama, ku punonjësit e bashkisë po punojnë në pastrimin e dherave.
Këshilltarët e djathtë të Bashkisë së Tiranës gjatë monitorimit të situatës së përmbytjeve pranë maternitetit të ri akuzuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës që në një situatë të tillë emergjente ka lënë qytetin për tu larguar jashtë Shqipërisë.
Situata në kryeqytet është më e përmirësuar për shkak të rënieve të intensitetit të shirave por Bashkia e Tiranës do të vijojë të jetë në terren me planin e masave deri në qetësimin e situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY