Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reshjet e sotme të shiut, fillojnë përmbytjet e para

06/01/2016
Reshjet e sotme të shiut, fillojnë përmbytjet e para
Share on FacebookShare on Whatsapp

Reshjet e dendura të shiut, janë pasuar me përmbytjet e para. Më problematike paraqitet situata në Lezhë.
Shirat e sotëm kanë goditur më shumë pjesën veriore dhe qendrore të vendit, ndërsa më mirë paraqitet situata në jug.


Situata sipas qarqeve
Në Rajonin Verior –
Në akset e qarkut të Shkodrës ka pasur rënie gurësh e materialesh, si pasojë e reshjeve. Në të gjithë akset janë në gatishmëri mjete dhe punëtore që po bëjnë pastrimin e tyre. Nuk ka probleme për qarkullimin deri tani.
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuara përmbytjet e para në lezhë, ndërkohë që gjatë orëve në vazhdim situata pritet të përkeqësohet. Aktualisht në Lezhë gjendja është e rëndë në Zadrime dhe në Zejmen. Në fshatin Spiten uji është futur në banesa. Përmbytje ka edhe në brendësi të qytetit, ku rrugë e lagje të mbuluara nga uji.
Reshje e dëmtime ka pasur edhe në Bulqizë, ku përroi ka dalë nga shtrati dhe bllokoi rrugën
Përroi i dalë nga shtrati ka dëmtuar 2 kilometra rrugë në dalje të Bulqizës, ndërkohë që dy banesa janë dëmtuar pak. Sipas Shtabi të Emergjencave situata nuk është e rëndë, megjithatë nëse reshjet vazhdojnë me intensitet, do të ketë përkeqësim të saj.

Në Rajonin Qendror – Si pasoje e reshjeve ka pasur një dëmtim të rrugës në qarkun e Tiranës, saktësisht  tek Ura e Peshkatarit – Bërzhitë, deri në gjysmën e korsisë. Janë marrë masat me vendosjen e sinjalistikës përkatëse.
Edhe në aksin Qafë Priskë – Shëngjergj ka një dëmtim të mbrojtëses prej betoni të rrugës, që ka sjellë  dëmtim të saj. Është ngritur grupi i punës për verifikimin në vend të situatës. Rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullimin në akset që kanë probleme dhe të respektohet sinjalistika e vendosur.
Situata e rënduar meteorologjike kanë bërë që prefekti i Qarkut të Elbasanit të mbledhë Shtabin e Emergjencave Civile për të koordinuar veprimet në rast të situatave kritike.
Raportohet se situatë e rënduar është në disa shkolla 9-vjeçare të Librazhdit dhe në fshatrat Qukës dhe Gurakuq. Probleme në rrethin e Librazhdit ka pasur edhe me furnizimin me energji elektrike.

Në Rajonin Jugor – Në akset e qarkut  të Gjirokastrës nuk ka probleme deri tani. Në gatishmëri janë mjete e punëtore sidomos në zonat e njohura të rrëshqitjeve, siç janë Shkalla e Zezë, Rapi i Kuqarit etj. Janë marrë masa që në këto zona të instalohen mjete dhe njerëz në gatishmëri.
Në akset e Korçës nuk ka probleme për qarkullimin. Kontraktorët janë në gatishmëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova përballë Turqisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët synojnë kualifikimin historik në Botëror

31/03/2026
SHËRBIM SKANDALOZ/ Bien tastierat e One, mijëra abonentë me telefon të fikur, bllokohet mundësia për ankesa

ONE Albania rrit tarifat e shërbimeve celulare nga 1 maji

31/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

I dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit, zbulohet dëshmia e Rrajës: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës, në burg të përjetshëm

31/03/2026
Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

Kosova dhe Turqia përballen në finalen e play-off-it për Botërorin 2026. Pjesa e parë, 0-0

31/03/2026
Kosova udhëheq në Bratislavë me 4 gola ndaj 2 gola të sllovakëve

Kosova përballë Turqisë në “Fadil Vokrri”, Dardanët synojnë kualifikimin historik në Botëror

31/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.