DOKUMENTET – PARKU RINIA */Ja si Erion Veliaj firmosi koncesionin e Ramës...

DOKUMENTET – PARKU RINIA */Ja si Erion Veliaj firmosi koncesionin e Ramës për mikun e vet

74
0
Shares

Pa njoftim paraprak publik, Këshilli Bashkiak i Tiranës futi në rend dite një koncesion kompanisë Taiëan për një sipërfaqe të papërcaktuar toke në Parkun Rinia për 35 vjet, i cili ishte dhënë në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte kryeministri aktual Edi Rama.
Këshilli Bashkiak futi në rend dite në mbledhjen e 30 dhjetorit 2015 një kontratë koncesioni për ndërtimin e një parkingu privat në tokë shtetërore në parkun Rinia, duke riaktivizuar një vendim të administratës së Bashkisë të vitit 2009, kohë kur bashkia drejtohej nga kryeministri aktual Edi Rama.
koncesioni_letra_16228Vendimi i Këshillit Bashkiak mbi “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015. Në tenderin formal për kontratën e koncesionit të zhvilluar në vitin 2009 pati vetëm një pjesëmarrës, i cili u shpall fitues.
koncesioni_tarifat_dhe_vendimi_i_rames_nwe_2009_16227Sipas kontratës, kompania Taiwan sh.p.k do të marrë një sipërfaqe toke në Parkun Rinia (sasia e tokës nuk përcaktohet) dhe do të shpenzojë 1.9 miliardë lekë (13.5 milionë euro) për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore me kapacitet prej 1342 vende. Kompania ka paraqitur në Bashki tarifat që do të aplikojë për parkimet, të cilat fillojnë nga tarifa bazë prej 120 lekë për orë, tarifë që ulet në 100 lekë për orën e dytë, të tretë dhe të katërt dhe më pas, në 30 lekë për çdo gjysmë ore më pas.
koncesioni_firmat_16229Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës do të marrë një “tarifë koncesioni” prej 10 për qind të fitimit.
Kjo formë tarife koncesioni ka rezultuar deri tani shumë e pafat për Shqipërinë, (p.sh. rasti i koncesionit të Bankersit), pasi kompanitë koncesionare janë në gjendje që të fryjnë shpenzimet dhe ta shpallin kompaninë e koncesionit me humbje përgjatë të gjithë periudhës së koncesionit.

Parku Rinia ndryshoi 3 here pronësinë
Parku Rinia është një pronë publike që i qe transferuar Bashkisë së Tiranës në vitin 2006 me një vendim qeverie, por që më pas në vitin 2009 iu kalua po me vendim qeverie Ministrisë së Punëve Publike. Në shtator 2015, një vendim tjetër i qeverisë ia kaloi sërish Bashkisë së Tiranës këtë truall.

Kompania Taiwan nën sekuestro
Kompania Taiwan sh.p.k është nën pronësinë e biznesmenëve Besnik Sula (80%), Apostol Goci, (5%) Albano Aliko (5%) dhe Avni Braçaj (10%). Ajo ka aktivitet të deklaruar në shërbime hotelerike, bare, e restorante, shitje me shumicë e pakicë, administrimi i parkingjeve dhe tregtimi me pakicë i karburanteve.
Sipas të dhënave të depozituara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, xhiroja e saj për vitin 2014 qe 131 milionë lekë (rreth 935 mijë euro).
Por aksionet e aksionerit kryesor, Besnik Sula, janë shpallur nën sekuestro që nga korriku i këtij viti për shkak të një detyrimi të pashlyer të tij ndaj një personi tjetër prej 100 mijë eurosh borxhe.

Gjergj Erebara, Birn


 * Ky material ripublikohet sot, pas publikimit për herë të parë nga DRONI.al, në datën 01. 01. 2016 …

PARKU RINIA/Erjon Veliaj firmos koncesionin e Ramës për mikun e vet
 /web/PARKU_RINIA_Erjon_Veliaj_firmos_koncesionin_e_Rames_per_mikun_e_vet_12048_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY