Pollo ironizon: Rama nuk foli për tableta e kurikula dixhitale sepse ato...

Pollo ironizon: Rama nuk foli për tableta e kurikula dixhitale sepse ato “i hëngri” tenderi i ministrisë

55
0
Shares

Deputeti i PD-së, Genc Pollo, ka ironizuar takimin e kryeministrit Edi Rama me nxënësit e dalluar. Duke i kujtuar disa premtime të pa mbajtura, në fushën e arsimit, Pollo shkruan midis të tjerave në “Facebook” se “nga ‘revolucioni’ mbeti shablloni.”.

Postimi i potë i Genc Pollos në “Facebook”

gp“Rama mes nxënësve me deklarime e premtime pa kuptim. Flet për revolucion në tekstet shkollore por vetëm kufizoi konkurrencën (nuk arriti dot të realizonte monotekstin, praktikë e degraduar). Përmend botues anglezë por përkthimi e përshtatja në një gjuhe tjetër për nxënës të një vendi tjetër është kyçi i suksesit/dështimit. Pra nga ‘revolucioni’ mbeti shablloni.
Nuk foli për tableta apo kurikul digjitale të premtuar këto dy vjet sepse ato ‘i hëngri’ tenderi i ministrisë e nuk teproi gjë për nxënësit”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY