Rektori i Universitetit të Gjirokastrës: Dokumentarët, prodhim pirat jashtë Katedrës

Rektori i Universitetit të Gjirokastrës: Dokumentarët, prodhim pirat jashtë Katedrës

68
0
Shares

Në foto faksimile e deklaratës së Universitetit të Gjirokastrës

Ka reaguar rektori i Universitetit të Gjirokastrës lidhur me skandalin e publikimit të dy dokumentarëve që bënin fjalë për cështje të manipuluara historike lidhur me dnikimet greke në Shqipëri.

Rektori i universitetit Gezim Sala thotë se nuk ka pasur dijeni për këta dokumentarë dhe pavarësisht fakti se janë prodhim i një departamenti të këtij universiteti ai nuk kishte dhënë ndonjë leje lidhur me të.

Transmetimi i dy dokumentarëve është konsideruar provokim ndaj qytetarëve shqiptarë. Autorë të prodhimeve filmike janë një grup që drejtohet nga Panajot Barka, ish-drejtues i Omonias.

Mediat shkruajtën sot rreth këtij produkti duke konsideruar se departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në universitetin publik të Gjirokastrës u bën jehonë miteve dhe ushtarëve grekë të rënë në vendin tonë.

I gjithë materiali është në gjuhën greke dhe “hedh dritë” mbi mitologjinë, vendet antike në Shqipëri që kanë përcaktime sipas tij, me burim gjuhën helene e deri te marrëveshjet mes dy qeverive, shqiptare dhe asaj greke, për varrezat e ushtarëve grekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY