Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sali Berisha: Edi Rama nuk bëri as sa Bamir Topi, nuk ia anuloi dekoratën xhelatit

16/12/2015
Sali Berisha: Edi Rama nuk bëri as sa Bamir Topi, nuk ia anuloi dekoratën xhelatit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në takimin me gazetarët ish-kryeminitri Sali Berisha, ka ironizuar ndjesën e Edi Ramës, për dekoratën e dhënë Shyqyri Çokut. Sipas Berishës, “Rama nuk ka bërë ende gjënë më të thjeshtë, anulimin e dekoratës për xhelatin. Me këtë Rama nuk bëri as sa Bamir Topit, i cili të paktën deklaroi, por nuk e  di në e ka bërë, anulimin e dekoratës për Skënder Brecën”, u shpreh Berisha.

topi-breca-300x235

Dekorimi i Skender Breces

Më herët ish-kryeministri Sali Berisha shfrytëzoi takimin me gazetarët për t’ju përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, dje nga Shkodra, ku midis të tjerave kërkoi edhe ndjesë publike për dekorimin e persekutonit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit.
“Zanafilla e faktit të trishtueshëm të medaljes për torturuesin famëkeq të Padër Zefit e të Profesor Rrepishtit, i përket bash asaj periudhe dhe qëndron pikërisht mbi atë bazë ligjore, të ndërtuar asokohe nga shpërdoruesi ekstremist, i çdo fakti e prove”, akuzoi Rama një ditë më parë berishën.
Ndaj këtyre akuzave, ish-kryeministri Berisha tha se e ndjen të nevojshme të informojë shqiptarët me fakte. Sipas tij, Rama ia vuri fajin për dekorimin e xhelatëve, ligjit për statusin e veteranëve, i cili nuk ka lidhje me asnjë emër, por thjesht njeh pjesëmarrjen në luftë.
“Sot me status veterani qytetarët që lindën në ’48. Ligji s’njeh asnjë imunitet, nuk jep asnjë dekoratë. Rama i biri i një xhelati të vërtetë të diktaturës. Nipi i Spiro Kolekës, persekutorit numër 1”, tha ai.
“Sali Berisha miratoi rezolutën dhe ligjin me te cilin dënon Enver Hoxhën e zhvesh atë nga çdo atribut, Edi Rama në mbështetje të xhelatëve të regjimit komunist miratoi ligjin e hapjes së dosjeve, me të cilin asnjëri prej këtyre kriminelëve nuk u ndalohet ushtrimi i funksioneve me të larta të shtetit, përfshi atë të kryeministrit apo presidentit. Edi Rama në 24 vite pluralizëm është i vetmi kryeministër i cili do të përkujtonte 70-vjetorin e çlirimit të vendit në varrezat e dëshmorëve me portrete të Enver Hoxhës, dhe do ti shpërndante këto portrete ne mbarë botën në ‘Facebook’-un e tij. Nuk ja bëri Sali Berisha, e beri Edi Rama për krenarinë e tij që ndjen ndaj atit të tij shpirtëror”, deklaroi ai.
Sipas Berishës, kryeministri Rama ndihet i plagosur dhe i pashpresë nga revolta popullore, dhe lëshon deklarata për të cilat nuk mban përgjegjësi.

berisha vogel

Sali Berisha

“I shpërfytyruar ai shëtit nga një vend në një tjetër, duke u përpjekur për të krijuar evenimente. Tre kane qenë armiqtë më kryesorë të Enver Hoxhës, shkodranët kosovarët dhe greket. Këta kane qenë targeti, nishani absolut. Rama shkoi në Shkodër, i shoqëruar në krahun e majtë dhe të djathtë nga dy pinjollët e dy ekzekutorëve më kryesorë të Shkodrës Beqajn dhe Bushatin. Normali mban përgjegjësi, i sëmuri nuk ka asnjë përgjegjësi. Shkoi në Shkodër, dhe në një ligjëratë të gjatë gjithçka fajësoi dhe projektoi te Sali Berisha”, deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi ndër të tjera se Rama është biri i një xhelati të vërtetë të regjimit diktatorial.
“Edi Rama është i biri i një xhelat të vërtetë të regjimit diktatorial dhe nipi i Spiro Kolekës, persekutorit nr. 1. Pra, Edi Rama nuk e ka rastësore këtë. Nderimin e xhelatëve e bën si nderim për të atin. Do më falni; unë e kam ngritur gjithmonë këtë problem. 25 vite më parë, është momenti i një ngjarje. Rama s’mund të na japë leksione për demokracinë, pasi duhet të dënojë krimet e babait të vetë. Rama arriti deri aty sa të dekoroi xhelatët. Ai arriti të shpërndajë në ‘Facebook’-un e tij fotot e Hitlerit të Shqipërisë, Enver Hoxha. Ai nuk ka asgjë të diktuar nga unë, gjithçka e ka nga vullneti i tij i lirë. A nuk meritojnë falje për krimet ndaj viktimave? Firma e Kristaq Ramës nuk mungon asnjëherë. Rama nuk mund të justifikohet. Apo dhe për këtë Fajin e ka Saliu?”, tha Berisha.
Përballë interesimit të gazetarëve, Berisha denoncoi edhe korrupsionin qeveritar, ndërsa e cilësoi sulmin “e Ramës ndaj gjykatave si sulm për të maskuar megakorrupsionin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.