Paloka: Rama, aksident i shëmtuar i historisë sonë

Paloka: Rama, aksident i shëmtuar i historisë sonë

55
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar sot për vizitën dhe deklaratat e Edi Ramës në Shkodër.
Sipas Palokës, konfirmoi sot degradimin e tij duke bërë të habiturin dhe të paditurin për dekorimin e xhelatëve të komunizmit. Po kështu, Paloka evidentoi se përsëri Rama sot fyeu shqiptarët, pse kërkuan dhe shkatërruan bunkerin.
“Edi Rama konfirmoi sot degradimin e tij të plotë politik e moral, duke u shfaqur i habitur dhe duke fajësuar popullin që është në revoltë edhe për dekoratat e tij për xhelatët e diktaturës.
Edhe më keq, nga Shkodra, Edi Rama zgjodhi të merrte në mbrojtje bunkerin, simbolin e izolimit dhe të paranojës shkatërruese të komunizmit. Edi Rama e kishte në dorë, të hiqte dorë nga dekorimi, ti anulonte medaljet e tij për persekutorët, por zgjodhi sot ti qëndrojë deri në fund këtij akti kriminal e provokues. Në vend se të kërkonte falje, ai zgjodhi tamam Shkodrën për të fyer qytetarët duke i quajtur të marrë pse nuk e duan bunkerin, pse janë kundër simbolit të regjimit më të egër komunist të lindjes.
Ky çudan, i përçudnuar hajdut e arrogant, bën të paditurin edhe kur qytetarët revoltohen për deklaratat e tij raciste, përçarëse, e nxitëse të urrejtjes mes shqiptarëve”, u shpreh Paloka.
Duke u ndalur te protestat e opozitës, Paloka bëri të ditur se populli tashmë është ngritur dhe se kryeministri Rama do të japë llogari për fyerjet e provokimet.
Sipas Palokës, “Rrama është thjesht një aksident i historisë sonë”.
“Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se populli është në këmbë për gjithë perversitetet e tij të përziera me korrupsion e krim, prandaj të mos habitet aspak. Populli nuk është thjesht në këmbë. Populli është ngritur për ta larguar atë, për ta shporrur bashkë me bandën e tij të hajdutëve. Edi Rama do të japë llogari deri më një, për fyerjet, provokimet, për aktet që rikthejnë të kaluarën e dhimbshme me të cilën shqiptarët janë ndarë me gjak e sakrificë. Ai do të japë llogari për çdo të keqe që po i shkakton sot popullit, për çdo qindarkë që po i vjedh. Të enjten para Parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit, dhe ai është dhe ishte thjesht një aksident i shëmtuar i historisë sonë”, përfundon deklarata e Edi Palokës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY