SHIFRAT/ “Impulsi i ri” në ministrinë e Drejtësisë, rriten tarifat e korruptimit...

SHIFRAT/ “Impulsi i ri” në ministrinë e Drejtësisë, rriten tarifat e korruptimit të drejtuesve të burgjeve

59
0
Shares

Gazetari investigativ Artan Hoxha, autor i emisonit “Xhungël” në TV “News 24”, ka “servirur” tarifat e reja, të rritura sigurisht, të korruptimit të drejtuesve të rinj të burgjeve.
Sipas tij, këto tarifa kanë ndryshuar për shkak të ndryshimit të ministrit të Drejtësisë dhe të drejtuesve të burgjeve, prej tij, (ministrit të ri).
“Nga telefonatat që marr gati çdo ditë prej të dënuarve në burgjet e Shqipërisë, më rezulton se ka pasur zhvillime mjaft të rëndësishme që kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kostos së qëndrimit në burg për të dënuarit. Sipas të dënuarve, kjo gjë ka ndodhur për shkak të ‘ndërrimit të papritur të Ministrit të Drejtësisë’, fakt ky që ka çuar në ndërrimin e menjëhershëm të pothuaj gjithë drejtorëve të burgjeve në vend, të cilët në rastin kur nuk kane dashur të japin vet dorëheqjen, i kanë demaskuar në media për abuzime në detyrë ose i kanë kërcënuar apo çuar për ndjekje penale. Një i dënuar si drejtues i një organizate kriminale me shpjegoi se ‘Ka ndodhur njëlloj si në një organizatë mafioze. Kur bosi ndryshohet,(vritet, vdes apo arrestohet) i gjithë rrjeti poshtë tij ndërrohet, për motive sigurie, dekonspirimi apo ekspozimi ndaj agjencive të zbatimit te ligjit’”, denoncon gazetari.
Mes ironisë, Artan Hoxha shprehet më tej se të burgosurit ankohen se po rriten tarifat e korruptimit të drejtuesve të rinj të burgjeve.
“Si rezultat i këtij ‘impulsi të ri’ në qeverisjen e vendit (ndryshimi i ministrit të Drejtësisë), të burgosurit ankohen se është bërë më e vështirë për të korruptuar drejtuesit e burgjeve. Tashmë një gjë të tille nuk mund ta bëj çdo i burgosur hallexhi, por vetëm kapot e bandave kriminale apo ushtarët e tyre që ua mban xhepi… Për të gjitha ndryshimet në kosto, urdhri ka ardhur nga LARTE. Se sa lart, besoj e kuptoni se kush i emëron drejtoret e burgjeve…”, përfundon gazetari Artan Hoxha.

“Tarifat” e reja

a) Është shtrenjtuar me 70% pagesa për daljet me leje për të burgosurit,
b) Është rritur ndjeshëm me dy herë pagesa për të dënuarit që kane nevoje për lëndë narkotike dhe takime speciale me femra në burg. (Nuk kane ndryshuar furnitorët, janë të njëjtët)
c) Është rritur me 50% pagesa për të pasur një telefon celular në qelinë e burgut me dijeni të stafit.
d) Është rritur me 100% pagesa për tu transferuar nga një burg i sigurisë së lartë në një burg të një shkalle më të ulët sigurie.
e) Është rritur me 50% pagesa për të përfituar ulje të dënimit 90 ditë në vit për sjellje të mirë gjate vuajtjes së dënimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY