Koncesionet e Ilir Beqajt, Prokuroria sekuestron provat materiale për 3 dosje

Koncesionet e Ilir Beqajt, Prokuroria sekuestron provat materiale për 3 dosje

67
0
Shares

Njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda urdhëron sekuestrimin e dosjeve të 3 koncesioneve të ministrisë së Shëndetësisë.
Mësohet se me urdhër të drejtuesit të kësaj njësie, është kërkuar sekuestrimi i dosjeve të plota të të gjitha procedurave të ndjekura nga zyrtarët e dikasterit të shëndetësisë për 3 koncesionet, për të cilat prokuroria ka nisur hetimet.
Burimet thonë se është urdhëruar ti vihen në dispozicion prokurorisë, materialet që kanë të bëjnë me procedurat e koncesionit. Është kërkuar gjithashtu të mësohet  nëse ka pasur një studim nga ana e ministrisë, që vlerëson se këto shërbime publike duhet t’i kalojnë privatit. Edhe procedura e ndjekur për caktimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave pranë ministrisë së Shëndetësisë do te jetë objekt i hetimit. Caktimin e kritereve për këtë koncesion, publikimin ose jo të këtij tenderi të hapur, si dhe ftesat drejtuar kompanive për pjesëmarrje, mënyra e pranimit të dokumenteve, vlerësimi i tyre në bazë të kritereve te përcaktuara, procesverbali i mbledhjes së anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave e deri te shpallja e fituesit të koncesionit, do të jenë objekt të hetimit nga ana e organit të akuzës.
Prokurorët thonë se është kërkuar nga Komisioni Prokurimeve Publike te vëre në dispozicion të grupit hetimore edhe ankesat e kompanive për shpalljen e fituesit.
Nga ana tjetër, sipas prokurorisë është kërkuar edhe nga QKR-ja i gjithë historiku i kompanive që janë shpallur fitues në tre koncesionet e ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas prokurorisë, me regjistrimin e procedimit penal, faza e parë e hetimit është mbledhja e provave dhe materialeve shkresore që kanë lidhje me procedurat e ndjekura për shpalljen e fituesve për 3 koncesionet e shëndetësisë. Pas grumbullimit të këtyre provave, hetuesit thonë se do të vlerësohen nëse në ndonjë nga këto praktika ka element të veprës penale që më pas të fillohet nga prokuroria marrja në pyetje e personave që janë marre me këto koncesione. Burimet thonë se në vlerësimin e provave shkresore, është edhe verifikimi i pozitës së ministrit Ilir Beqja në të tre këto koncesione, pasi ato mbajnë firmën e tij.
Sipas prokurorisë, hetimet kanë nisur kryesisht nga njësia Antikorrupsion pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, pas publikimeve në media të disa shkrimeve që hedhin dyshime për afera të mëdha korruptive në të tre këto koncesione që kapin vlerën e miliona eurove. Në hetim, sipas akuzës janë koncesioni i kontrollit mjekësor falas siç njihet me emrin “chek-up”-i që ka një vlerë prej 120 milionë eurove. Koncesioni 10 vjeçar i Hemodializës, që ka një vlerë prej 86 milion euro. Si dhe koncesioni i fundit i shpallur nga ministria e shëndetësisë, për sterlizimin e instrumenteve kirurgjikale që kap shifrën e 100 milionë eurove.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY