Durrës, zgjohen në mëngjes gjejnë në oborrin e shtëpisë një të vetëhedhur...

Durrës, zgjohen në mëngjes gjejnë në oborrin e shtëpisë një të vetëhedhur nga pallati ngjitur

64
0
Shares
Foto Ilustruese

Pronarët e një banese private në Durrës, janë ndjerë të tronditur kur ndërsa janë zgjuar dhe kanë dalë në oborrin e shtëpisë së tyre sot në mëngjes, kanë gjetur trupin pa jetë të një personi. Dyshohet se 30 vjeçari është vetëflijuar, duke u vetëhedhur nga pallati ngjitur më shtëpinë private.
Ngjarja konfirmohet edhe nga burimet zyrtare të policisë lokale, të cilat bëjnë të ditur se një 30-vjeçar i dha fund jetës sot në mëngjes, duke u hedhur nga kati i 4 i një pallati në lagjen 10 të qytetit të Durrësit. Viktima është M. I., ishte banues në pallatin nga ku mori vendimin ekstrem.
Ai u gjet rreth orës 07:30 nga pronarët e një shtëpie private, se një viktimë kishte rënë në oborrin e tyre.
Sipas policisë, nga përplasja e fortë me tokën, i riu ndërroi jetë menjëherë. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe nga hetimet paraprake, dyshohet se shkak ka qenë depresioni.
Hetimet po vazhdojnë, duke u marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY