Librazhd, i prenë dritat dhe ndihmën ekonomike, var veten 40 vjeçari, baba...

Librazhd, i prenë dritat dhe ndihmën ekonomike, var veten 40 vjeçari, baba i 3 fëmijëve

57
0
Shares

Një 40 vjeçar në fshatin Sutaj të Komunës Rrajcë të Librazhdit, baba i 3 fëmijëve i ka dhënë fund jetës sot në mesditë. Viktima është Fluturim Cuku i cili është gjetur nga familjarët e tij i varur në një pemë pranë shtëpisë së tij. Shkaqet e veprimit vetëflijues së Cukut mendohet të jenë kushtet e vështira ekonomike në të cilën jetonte familja e tij. Gjithsesi, policia po heton shkaqet e mundshme që mund të kenë shtyrë kryefamiljarin drejt vetëvrasjes. Fluturim Cuku ishte i papunë, i zhytur në borxhe dhe me dy familjarë të sëmurë, nënën dhe bashkëshorten e tij.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Librazhd. Kryetari i kësaj dege, Bujar Vreto, u shpreh se familja Cuku kishte 6 muaj pa drita, pasi OSHE i ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, për shkak të mospagesave së faturave të energjisë elektrike. Gjithashtu, kryefamiljarit Fluturim Cuku i ishte ndërprerë edhe ndihma ekonomike me të cilën mbante familjen.
“Te ndjerit Fluturim Cuku bastardët e elektrikut, shërbëtorët e oligarkisë kriminale të veshur me pushtet i ndërprenë energjinë elektrike duke e lënë në errësirë të plotë që prej 6 muajsh. Por nuk mjaftoi vetëm energjia, atij i hoqën edhe ndihmën ekonomike me motivin se ke televizor (me të vërtetë atij kishte një kafaz bardhë e zi ILIRIA që nuk punonte)”, u shpreh Vreto.
Ai kërkon një reagim të fortë qytetar, për shkak se varfëria, siç thotë ai, ka pllakosur çdo familje shqiptare në të katër anët e vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY