Komploti ndaj Tom Doshit, në 15 dhjetor fillon gjyqi

Komploti ndaj Tom Doshit, në 15 dhjetor fillon gjyqi

75
0
Shares

Gjykata e Lartë cakton datën 15 dhjetor si datën kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore ndaj Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit, të cilët akuzohen për kallëzim dhe deklarim të rremë para organeve të drejtësisë. Hetimet për “komplotin ndaj Doshit” filluan në muajin mars të këtij viti, menjëherë pas deklaratës së vetë deputetit socialist, se disa persona kishin organizuar eliminimin e tij fizik.
Prokuroria e Përgjithshme arriti në konkluzionin se dy deputetët në bashkëpunim me Bamin inskenuan një kallëzim të rremë për vrasjen e Doshit. Dhjetë muaj më pas, kjo dosje përfundon në Gjykatën e Lartë dhe të martën, më 15 dhjetor, ora 13:00, Doshi, Frroku e Durim Bami rikthehen në gjykatë, këtë herë si të pandehur me relator gjyqtarin Ardian Nuni. Ndaj tyre rëndon akuza e “kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim”, vepër penale e cila dënohet nga gjobë deri në pesë vite burg.
Për atentatin e pretenduar publikisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, dëshmuan krerët më të lartë të shtetit, ndërsa sipas akuzës, gjithçka rezultoi një inskenim. Pas arrestimit, deputetët Tom Doshi e Durim Bami u hetuan në gjendje të lirë, ndërsa deputeti Mark Frroku është ende në qeli, pasi ndaj tij ka dhe një tjetër proces të hapur ku rëndon vrasja e Aleksandër Kurtit më 1999-n në Belgjikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY