Berat, të paraburgosurit në protestë: Duam ujë të lahemi

Berat, të paraburgosurit në protestë: Duam ujë të lahemi

62
0
Shares

Foto Ilustruese

Të paraburgosurit në Berat ende nuk janë “ambientuar” me rregullat e ambientit të izoluar. Dushi vetëm katër herë në muaj, nuk është e mjaftueshme për ta, ndaj të paraburgosurit kanë protestuar dje duke paralajmëruar përshkallëzim të saj. Dhjetëra të arrestuar për krime të ndryshme që presin dënimin nga Gjykata, janë organizuar duke i paraqitur drejtuesve përkatës një listë me kërkesa, ndër të cilat edhe ajo e larjes së tyre.
Ata kërkojnë kushte më të mira.
Burime nga Drejtoria e Burgut bënë të ditur se të paraburgosurit kanë protestuar për plotësimin e disa kushteve.
“Ata kanë paraqitur në kërkesat e tyre pretendimin që të flasin me familjet e tyre më shpesh nga sa e paraqet rregullorja. Kërkojnë që nga katër herë në muaj, të flasin 12 herë.
Gjithashtu një tjetër kërkesë e tyre kishte të bënte me cilësinë e ushqimit. Të paraburgosurit duan menu më të pasur dhe më cilësore. Një tjetër kërkesë e tyre ishte për kushte më të mira higjienike. Një tjetër kërkesë e të paraburgosurve kishte të bënte me larjen në dush. Kërkojnë edhe takime më të shpeshta me familjarët e tyre”, u shprehën dje burime nga drejtoria e Burgut të Beratit. Të njëjtat burime bënë të ditur se të arrestuarit që janë në pritje të dënimeve të tyre, kanë kërkuar edhe ujë nëpër dhoma.
Të paraburgosurit janë grumbulluar te salla e burgut dhe kanë protestuar për rreth 30 minuta. Kanë qenë autoritetet e drejtorisë së burgut dhe personeli i gatshëm që kanë kryer negociatat me të paraburgosurit, nga ku më pas këta të fundit kanë pranuar të shpërndahen pa krijuar incidente pasi kanë marrë premtimin se disa nga kërkesat e tyre do të shqyrtohen së shpejti dhe do të marrin zgjidhje. Ata kanë paralajmëruar protesta edhe në vijim nëse kërkesat e tyre nuk do të merren në konsideratë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY