Ballsh, uzina e naftës drejt rrënimit, fati i 1200 familje në udhëkryq

Ballsh, uzina e naftës drejt rrënimit, fati i 1200 familje në udhëkryq

160
0
Shares
Ballshi

Uzina e Ballshit po shkon drejt shkatërrimit të plotë që nga momenti kur iu bllokuan llogaritë për mos pagesë të taksave. Ndërkohë 1200 familje që vareshin nga puna në këtë uzinë kanë mbetur në mes të rrugëve.
Për 4 muaj punonjësit  tentuan ta shpëtonin duke kërkuar vëmendjen e shtetit, por tashmë edhe ata e kanë braktisur.
Nuk diskutohen më pagat e prapambetura, por fati i saj, që është i lidhur direkt me fatin e punonjësve.
I vetëdijshëm për një krizë të rëndë sociale, kryebashkiaku i Mallakastrës bën thirrje për të shpëtuar uzinën, e bashkë me të 1200 familjet që varen nga puna e familjarëve të tyre këtu.
Pa uzinë sipas tij, Ballshi shuhet.
Aludimi se mosndërhyrja e shtetit për uzinën ka prapavijë konkurrencën duket bindës kur mëson kapacitetin e përpunimit të naftës nga kjo uzinë përpara kolapsit financiar.
Uzina e Ballshit u përball me një kolaps financiar përpara disa muajsh për shkak të taksave të papaguara.
Bllokimi i llogarive bankare solli ndërprerjen e punës në pritje për të gjetur një blerës tjetër por pa sukses. Një paketë ndihme financiare  nga qeveria shqiptare  është përfolur si e vetmja rrugë parandaluar falimentimin.
Uzina e përpunimit të naftës në Ballsh ka nisur punën 45 vjet më parë. Zhvillimi social ekonomik i Ballshit dhe rrethinave është i lidhur ngushtësisht me këtë uzinë. Pa uzinë qyteti i naftëtarëve shuhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY