Artan Gaçi dy konstatime por asnjë premtim për rrugën e Ndroqit

Artan Gaçi dy konstatime por asnjë premtim për rrugën e Ndroqit

57
0
Shares

Deputeti socialist i Ndroqit, Artan Gaçi, e quan misionin e kryer, me konstatimin e gjendjes së rrugës dhe sigurisht, fajtorit, që as më shumë e as më pak, është qeveria e kaluar. Përpos këtyre dy konstatimeve, ai tregohet “i sinqertë” kur “premton” mosriparimin e këtij aksi rrugor, për shkak të mungesës së fondeve.
Gjithsesi ai ua di hallin dhe ua “qan hallin” banorëve dhe udhëtarëve që lëvizin çdo ditë në rrugën Tiranë -Ndroq-Plepa në të cilën nuk investohet prej 25 vitesh.
Përfaqësuesi i mazhorancës thotë se gjendja e mjeruar është gati e qëllimshme, pasi ndër vite paratë kanë shkuar për rrugë elektorale, dhe jo për rrugë si ajo Tiranë -Ndroq-Plepa që pak investime e kthen menjëherë me përfitime.
Artan Gaçi tha ndërhyrja në këtë rrugë është prioritet në tavolinën e punës së kryeministrit, por mungesa e fondeve dhe borxhet e trashëguara nuk i japin dorë qeverisë për zbatimin e projektit tashmë të gatshëm. Në këtë situatë, Gaçi tha se po shikohen alternativa të tjera.
“Ekziston një projekt në Drejtorinë e Përgjithshme të rrugëve dhe është avancuar me të. Sot që po flasim ajo është një nga rrugët më prioritare në tavolinën e qeverisë. Në momentin më të parë me fondet e qeverisë, donacionet, grantet e kreditë që janë në diskutim, disa variante ajo rrugë do marrë vëmendjen e duhur”, sqaro Gaçi “premtimin” e tij, për mosriparimin e këtij aksi rrugor.
Prej kohësh banorët e njësive administrative ku shtrihet rruga Tiranë-Ndroq-Plepa kanë protestuar duke kërkuar ndërhyrje në këtë aks.


Për më shumë mund të lexoni edhe

Banorët e Ndroqit në protestë për rrugën e shkatërruar
/web/Banoret_e_Ndroqit_ne_proteste_per_rrugen_e_shkaterruar_11061_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY