Investimi në rrugën Elbasan-Cërrik rrezikon 20 shtëpi banimi. Kërcënimi është prezent në lagjen Topçias të njësisë administrative Shirgjan në Elbasan.
Banorët e këtij fshati ankohen se rrëshqitja ka nisur ditët e fundit dhe po përparon me shpejtësi. Sipas tyre në këtë vend nuk ka pasur rrëshqitje më parë dhe ndërtimi i rrugës së re është bërë shkak që tashmë ata të humbin tokën duke rrezikuar edhe shtëpitëee banimit. Rrëshqitja u është afruar ndjeshëm banesave ndërsa mbi 1 ha tokë bujqësorë ka dalë jashtë përdorimit.
Banorët shprehen se kanë njoftuar inxhinierët e firmës për rrezikun por askush nuk ka marrë në konsideratë këtë shqetësim.
Banorët e rrezikuar bëjnë thirrje për ndërhyrjen e ministrit të transporteve Edmond Haxhinasto pasi shprehen se, jo vetëm që nuk janë kompensuar për sipërfaqen e zënë nga rruga, por tani janë në rrezik edhe banesat. Ata kërkojnë të dëmshpërblehen për dëmin e ndodhur e njëkohësisht të merren masa për të ndalur fundosjen e tokës.
Në pritje të reagimeve banorët pohojnë se janë duke bërë roje gjatë natës pasi rrëshqitja po përparon dhe jeta e tyre nuk është më e sigurt.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/