Lezhë, procedohen dy “tregtarët” e dhelprës së pazarit të kafshëve në Thumanë

Lezhë, procedohen dy “tregtarët” e dhelprës së pazarit të kafshëve në Thumanë

107
0
Shares

Policia e Lezhës ka identifikuar dy personat që disa ditë më parë, kishin nxjerrë për shitje në pazarin e kafshëve në Thmanë, një dhelpër.
Burime të drejtorisë së Policisë së Qarkut të Lezhës, bëjnë të ditur se, në zbatim të planit operativ për ndalimin e gjuetisë ilegale, pas rastit të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një kafshë e egër dhe konkretisht dhelpër e lidhur, strukturat e drejtorisë vendore të Policisë Lezhë kanë ndjekur rastin dhe si rezultat i veprimeve hetimore kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për dy persona, E. H., 14 vjeç dhe Ll. T., 58 vjeç, të dy banues fshatin Kallmet, Lezhë.
Të njëjta burime saktësojnë se procedimi ndaj tyre ka nisur pasi ata e kanë zënë kafshën në afërsi të banesës së tyre dhe më pas kanë dashur ta shesin me qëllim përfitimi.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për “gjueti të paligjshme”.


Për më shumë mund të lexoni edhe

FOTO SKANDAL/ Në pazarin e kafshëve në Thumanë, mund të gjesh edhe dhelpër…
/web/FOTO_SKANDAL_Ne_pazarin_e_kafsheve_ne_Thumane_mund_te_gjesh_edhe_dhelper_10978_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY