Prokurorët ankohen te Llalla: Inspektorët e Policisë, Tatimeve e Doganave, zvarrisin hetimet...

Prokurorët ankohen te Llalla: Inspektorët e Policisë, Tatimeve e Doganave, zvarrisin hetimet për korrupsionin

62
0
Shares

Foto Arkiv, Këshilli Prokurorisë

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, është përballur sot me kërkesën e Prokurorëve të organit qendror të akuzës dhe Këshillit të Prokurorisë, që të reagoje me force përpara mungesës së eficensës së oficerëve të policisë gjyqësore të institucioneve të tjera, si Policia e Shtetit, Tatime, Dogana, etj., të cilët janë shkak për zvarritjen e hetimeve të prokurorisë.
Gjithashtu, strukturat antikorrupsion të Prokurorisë informuan se prurjet e institucioneve të tjera për raste korruptive në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë janë thuajse zero. Sipas prokurorëve, kjo situate ka krijuar idenë se korrupsion ka vetëm në sistemin e drejtësisë.
Po ashtu, prokuroret kanë sugjeruar shmangien e tolerancës së tepruar ndaj veprimeve jashtë-procedurale të policisë.
Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, ka siguruar stafin se do të vijojë të angazhohet për të forcuar bashkëpunimin e mëtejshëm institucional dhe do të adresojë problematikën në strukturat përkatëse shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY