Gjykata me kërkesë të prokurorisë liron 5 protestuesit e opozitës

Gjykata me kërkesë të prokurorisë liron 5 protestuesit e opozitës

50
0
Shares

Gjykata e Tiranës liroi nga burgu 5 protestuesit e opozitës të arrestuar nga policia për akuzën e “shkatërrimit të pronës publike”.
Me kërkesë të prokurorisë, gjykata urdhëroi lirimin e tyre nga qelia, duke i caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”.
Për të dyshuarit Arben Hajdari, Andi Kuka dhe Aurel Filaj avokatët kërkuan lirimin nga qelia, me pretendimin se policia ka bërë arrestime selektive dhe në mungesë të provave. Ndërsa për të miturin Xhulian Çela, avokati tha se nuk ka qenë aktiv në dëmtimin dhe dhunimin e institucioneve. Ndërsa për të dyshuarën Suzana Dimushi, avokatët paraqiten kartelën mjekësore, ku pretendohet se e arrestuara nga policia ka problem shëndetësore.
Nga ana tjetër, prokurori në sallën e gjyqit, që u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se ka paraqitur fotografi para gjykatës, ku 5 të dyshuarit janë fiksuar nga agjentë të policisë duke hedhur gur në drejtim të dritareve të Ministrisë së Transporteve. Sipas prokurorit, veprimet e tyre janë të faktuara me pamje filmike, fotografi dhe dëshmi të efektivëve të policisë, që kanë qenë pranë tyre mesditën e 8 dhjetorit. 
Për lirimin e të arrestuarve nga policia, kanë protestuar para Komisariatit nr. 1 edhe deputetët e Partisë Demokratike, të cilët I kanë cilësuar arrestimet politike duke kërkuar lirimin e tyre. Lirim, ky që u bë nga Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorisë, e cila akuzon të dyshuarit për akuzën e “shkatërrimit të pronës publike”, konkretisht vetëm për thyerje e xhamave të ministrisë së transporteve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY