Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tritoli makinës së kryepolicit Ushtarak të Durrësit, hakmarrje ndaj vëllait të tij grabitës

09/12/2015
Tritoli makinës së kryepolicit Ushtarak të Durrësit, hakmarrje ndaj vëllait të tij grabitës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Automjeti i shpërthyer i Elton Imerit

Shpërthimi i makinës së Elton Imerit në qendër të Kombinatit, dyshohet se ka lidhje me grabitjen e të moshuarve në Tepelenë, ngjarje për të cilën është arrestuar edhe vëllai i tij, Ervis Imeri.
ABC News ka mësuar se policia e shtetit, ka ngritur dyshime se vendosja e rreth 400 gramë tritol, poshtë makinës së efektivit të policisë ushtarake Imeri, është bërë për hakmarrje. Këto dyshime, hetuesit i kanë përforcuar pasi në korrik të këtij viti, vëllait të tij, tashmë të arrestuar Ervis Imeri i është vënë një sasi prej 200 gram tritol, eksploziv të cilin e kishte pikasur çka më pas u çaktivizua nga xhenierët e RENEA-së.
Burimet thonë, se nga hetimet paraprake dhe marrja në pyetje të familjarëve, rezulton se Elton Imeri, nuk ka konflikte personale.
Për hetuesit, e vetmja pistë hetimit tashmë mbetet shpërthimi i makinës së tij për hakmarrje, për ngjarjen ku është përfshirë vëllai i tij. Sipas policisë, mesnatën e 31 marsit të këtij viti në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, 4 persona të maskuar e të armatosur, mes tyre edhe shtetasi Ervis Imeri, nën kërcënimin e armës dhe dhunës grabiten banesën e të moshuarit Naim Çiça. Si pasojë e dhunës, të moshuarit qëndruan disa javë në spital për shkak të dëmtimeve të mara.
Nga ana tjetër, policia thotë se shpërthimi i makinës së Elton Imerit është bërë me celular në distancë, duke hedh dyshime se atentatorët e kanë ndjekur për të parë lëvizjet e tija. Në momentin e shpërthimit, makina ka qenë në lëvizje ndërsa drejtuesi i mjetit, 34 vjeçari ka humbur dy gjymtyrët e poshtëm.
Gjatë atentatit efektivi i policisë ushtarake ndodhej i vetëm në automjet. Ai më pas është shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Tiranë, shmanget hedhja në erë, çaktivizohen 600 gr lëndë eksplozivi në një automjet
/web/Tirane_shmanget_hedhja_ne_ere_caktivizohen_600_gr_lende_eksplozivi_ne_nje_automjet_4616_1.php

Si edhe …

FOTO GALERI/ Automjeti i fotografuar me Dron, ku u gjet dhe u çaktivizua 600 gr eksploziv
/web/FOTO_GALERI_Automjeti_i_fotografuar_me_Dron_ku_u_gjet_dhe_u_caktivizua_600_gr_eksploziv_4641_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv,  heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

SKANDAL/ Kërcënimet ndaj pronarit të MCN tv, heshtje nga institucionet. Meksi: Në grupin e auditimit nga Ministria e Financave, njerëz të Beqirit dhe Agasit

29/03/2026
Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.