Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kastriot Dervishi zbulon qëllimin e ndërtimit të bunkerit te Ministria e Brendshme

08/12/2015
Kastriot Dervishi zbulon qëllimin e ndërtimit të bunkerit te Ministria e Brendshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Studiuesi Kastriot Dervishi, ish drejtori i Arkivës së Ministrisë së Brendshme, ka “Dy fjalë për bunkerin e ditëve tona, aq të filmuar e fotografuar ditën e sotme”.

dervish

Kastriot Dervishi

Sipas tij, “Bunkeri është ndërtuar që të shërbejë si portë hyrëse në kompleksin e zyrave nëntokësore të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke bërë kësisoj një çarje jashtë zyrave. Kjo ndërhyrje veç të tjerave është anormale dhe pa lidhje me asgjë historike. Zyrat nëntokësore ndodhen në hapësirën midis MPB-së dhe Ministrisë së Transporteve, të ndërtuara pas vdekjes së Enver Hoxhës. Këto zyra u ndërtuan për t’u përdorur për kuadrot e MPB-së për mbledhje në situata lufte. Ato janë të thjeshta, të mobiluara vetëm me tavolina e karrige. Dhomat nuk kanë pasur as portrete të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, as dokumente të varura nëpër mure, as citate nga ato që shihen në filma, apo raste të mëparshme. Po ashtu në to nuk është zhvilluar kurrfarë hetuesie, gjyqi, aktiviteti apo çështje të këtij lloji. Ato nuk kanë shërbyer asnjëherë për asgjë dhe nuk mund të sillen sot si sillen si rast muzeumologjie”.
Nisur nga qëllimi i pretenduar i ndërtimit të këtij bunkeri, Kastriot dervishi, shpjegon se ky objekt nuk është i duhuri për të treguar kohën e komunizmit. Ky bunker dhe hapja e këtyre zyrave për qëllime muzeale, për dervishin nuk do të thotë dhe nuk do të tregojë asgjë, ndërsa apelon se investime më efikase, mund të shkojnë për “kohën e antikitetit, apo për rrjetin arkivor të vendit dhe jo të bëhen këto investime të kota.
“Nëse dhomat e ftohta të zyrave nëntokësore mbushen me foto e me faksimile, kjo jo vetëm nuk do të jetë mënyra e duhur për të treguar kohën e komunizmit, por më shumë do ngjajë si një piramidë e re nëntokësore e ngjashme me atë piramidën e rrënuar buzë Lanës, fati i së cilës është ai që shihet. Shteti ynë që p.sh. nuk investon qysh në ‘kohën e antikitetit’ për rrjetin arkivor të vendit, gjen para gjithmonë për investime të kota, e të panevojshme si ky i këtij lloji. Nuk do tregojnë asgjë zyrat nëntokësore të MPB-së, pasi ato asnjëherë nuk janë vënë në funksion”, sqaron më tej Kastriot Dervishi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026
VIDEO/ Deputeti i Myzeqesë…, por një shalqi nuk e pret dot!

Erion Braçe kërkon të jetë kandidat për bashkinë e Tiranës, çfarë kërkon edhe në letrën për KQZ

29/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Numërim i hapur pas votimit në Këshillin Kombëtar, sot votimi më i rëndësishëm i këshillit

Gara për kreun e PD/ Zgjidhet kryetari i degës 2 të demokratëve në Durrës, garë në Elbasan

29/03/2026
Rimëkëmbja e ekonomisë, BSH pesimiste, shtyn parashikimet për në vitin elektoral 2017

DYSHIMI/ Seiko liçensoi një bankë të lidhur me mashtrimet online. Kush është pas Jet Bank, klient virtual i Durana Park

29/03/2026
Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

Tmerroi klientët e restorantit në Kavajë, godit pronarin dhe dëmtoi dy makina gjatë ikjes

29/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.